Legjenda e Argjentinës, Lionel Messi, ka pranuar se të luajë në Kupën e Botës së vitit 2026 do të jetë e vështirë për shkak të moshës së tij.

Messi ishte në formë drithëruese gjatë Kupës së Botës “Katar 2022”, teksa frymëzoi Argjentinën drejt triumfit në Lindjen e Mesme.


Para turneut, Messi deklaroi se edicioni i vitit 2022 do të jetë Botërori i tij i fundit, por pasi Argjentina shijoi suksesin, ai nuk e ka përjashtuar plotësisht mundësinë që ta ndihmojë vendin e tij të mbrojë titullin e tyre.

Megjithatë, sulmuesi i Paris Saint Germain pranoi se do të jetë e vështirë për shkak të moshës së tij.

“Për shkak të moshës do të jetë e vështirë ta bëjë vitin 2026”, ka thënë Messi në një intervistë me mediumin argjentinas Ole.

messi 1

“Më pëlqen të luaj futboll dhe ndërsa ndihem sikur jam në formë të mirë dhe po e shijoj këtë, do ta vazhdoj”.

“Duket shumë kohë deri në Kupën e Botës së ardhshme, por kjo varet nga mënyra se si shkon karriera ime”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

telegrafi sport app