LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi ia zbuloi ish-agjentit të tij humbjen më të rëndë në karrierë duke i thënë që shkaku i saj nuk kishte fjetur për një vit

Lionel Messi ia zbuloi ish-agjentit të tij humbjen më të rëndë në karrierë duke i thënë që shkaku i saj nuk kishte fjetur për një vit

Fabio Soldini, agjenti i parë i Lionel Messit, i cili e zbuloi atë te Newell’s Old Boys dhe e dërgoi te Barcelona, ​​ka mbajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me një nga futbollistët më të mirë në histori.

Soldini zbuloi se Messi e ftoi atë në shtëpinë e tij në Barcelonë në vitin 2015.

“Ne nuk ishim parë prej 10 vitesh dhe gjëja e parë që më tha kur u ulëm ishte: Fabi, kam një vit që nuk fle dot për shkak të finales kundër Gjermanisë”.


Viti 2014 supozohej të ishte viti i përsosur i Messit. Ai udhëhoqi Barcelonën në kampionat dhe kupë dhe Argjentinën në finalen e Kupës së Botës. Megjithatë, ai humbi nga Gjermania.

“Kjo është dashuria e tij. As Neëell, as Barcelona, ​​as PSG. Argjentina është dashuria e tij”.

“Ai e do kombëtaren më shumë se çdo gjë dhe është tmerrësisht i prekur nga gjithçka e keqe rreth saj. Messi shpesh kritikohet kur luan për Argjentinën dhe në ndeshjet e kombëtares vjen i sëmurë, i lënduar dhe jep maksimumin”.

“Dhe pastaj duhet të dëgjojë që ai nuk luan si në klub. E lëndon tmerrësisht. Të gjithë duhet ta dimë se Messi jeton për Argjentinën dhe se do të bëjë më të mirën për t’i sjellë titullin në Katar”, ka thënë Soldini.

Messi u largua nga kombëtarja i hidhëruar nga disfatat në ndeshjet e mëdha pas dështimit në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2016.

Ai i humbi tri herë finalet për titullin kampion të Amerikës së Jugut, krahas finales së humbur në Kupën e Botës.

Megjithatë, ai u rikthye në ekipin kombëtar për Kupën e Botës në vitin 2018.

Tre vjet më vonë ai fitoi përfundimisht një trofe. Botërori i ardhshëm do të jetë i pesti për të./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori