LAJMI I FUNDIT:

Linjë trageti Strugë-Ohër-Pogradec këtë verë

Linjë trageti Strugë-Ohër-Pogradec këtë verë

Do të vendoset linjë trageti Strugë – Pogradec –Ohër. Portet në Strugë dhe Pogradec do të rindërtohen dhe do të krijohet një linjë e re transporti mes tre qyteteve në brigjet e Liqenit të Ohrit. Është planifikuar që të prokurohen dy anije eko diellore të cilat do të përdoren për lundrim, por pa ndotur dhe dëmtuar liqenin.

Ky projekt strategjik për zhvillimin e turizmit do të zbatohet përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe programit IPA për bashkëpunimin ndërkufitar.

“Unë mendoj se do të jetë një ofertë shumë e mirë, që ju të jeni këtu dhe të shkoni për darkë në Pogradec dhe pastaj të ktheheni për një shëtitje në Ohër, do të jetë vërtet diçka që do t’i sjellë dobi çdo turisti. Nëse rritni ofertën turistike do të tërheqni më shumë turistë” – tha Ministri për Vetëqeverisje lokale, Goran Mileski.


Lidhja e Strugës, Ohrit dhe Pogradecit do të jetë një dimension i ri në historinë turistike të Liqenit të Ohrit, por edhe realizimin e ëndrrës së vjetër të punëtorëve turistikë. Ky projekt ka filluar që prej një viti, doganat ndërkufitare dhe policia kanë rënë dakord.

“Ne punojmë së bashku me palën shqiptare në partneritet. Porti i Strugës dihet se ku është dhe sipas një plani të detajuar është zgjidhur si çështje, prokurimi i dy anijeve që do të lundrojnë në këtë linjë mund të shkojë dhe në Shën Naum.” – deklaroi Ministri për Vetëqeverisje lokale, Goran Mileski.

Pas një pushimi gjysmë shekulli, në vitin 2014, u krijua linja e transportit Ohër-Pogradec, e cila për shkak të interesit të ulët të anijeve tregtare u mbyll në 2017. Projekti për lidhjen e tre qyteteve përmes liqenit, pritet të realizohet në sezonin e ardhshëm turistik.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori