Lindja e fëmijës, krijimi i familjes (Video)

Danijela dhe Ivan Ckonjevic nga Novi Sadi, më 17 korrik u bënë me vajzën Iskra. Gjatë lindjes, në shtëpinë e tyre ishte e pranishme edhe fotografja Tamara Zidar, e cila ka xhiruar tërë ngjarjen, transmetojnë mediat kroate.
"Në fillim nuk kam planifikuar të bëja video. Kam zënë disa kuadro të shkurta, sepse kështu nuk vërehej puna e aparatit. Kur i kam bartur materialet dhe kam parë se kuadrot janë të mira, propozova që të bëjmë video. Ata vendosën pastaj ta publikojnë për të promovuar lindjen natyrore , për të treguar anën e bukur të lindjes, në një atmosferë të këndshme me praninë e më të dashurve”, tha ajo.
Në blogun e saj ajo ka përshkruar tërë ngjarjen.
“Ivani ishte pranë Danijelës. I bënte masazh, e puthte, e përqafonte dhe i jepte dashuri. Nuk prita shumë ta nxjerri aparatin. Atmosfera ishte frymëzuese, ndaj kam kërkuar ta kapi çdo moment. Mamia më tha të mos ngutem, sepse gjërat nuk rrjedhin aq shpejtë. Por, unë isha e hipnotizuar nga ata dhe tentoja të mos pija në sy e të mos pengoja. Sillesha në banesë dhe kërkoja kuadro”, ka shkruar Tamara. /Telegrafi/




















































