LAJMI I FUNDIT:

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Në mbledhjen komemorative në nderim të Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Hashim Thaçi mori pjesë edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama e cila mbajti një fjalë rasti.

Rama tha se në këtë ditë të trishtuar bashkëndjen me nënën Hyrë dhe gruan e Hashim Thaçit.

“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin e thellë për këtë familje të njësuar me historinë e Kosovës, falë njërit prej djemve të tij, Hashimit, po edhe të vëllazëruar me familjen time përmes Hashimit. Kjo është një ditë e trishtuar, dhe në këtë ditë jam këtu me ty nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, por në radhë të parë sepse e di mirë se çfarëdo të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht, nëna e një politikani”.


Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina
Lexo po ashtu Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

“E kam përjetuar, pranë nënës së Edit. Në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra. E di dhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ky frynë dhe nuk pushojnë erërat e forta. E përjetoj çdo ditë”.

Ajo u shpreh se nuk qëndroi dot në Tiranë dhe erdhi për t’i qëndruar pranë nënës dhe gruas së Hashim Thaçit, apo “komandantit” siç e quajti gruaja e Edi Ramës, Linda.

“Por çka nuk di dot fare në këtë ditë kaq të trishtuar, është se çdo të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë, duke luftuar nëpër male, apo rob të atdhedashurisë pa qiell e kush e di se sa kohë. Ndaj nuk më mbajti dot vendi atje në Tiranë, por desha të jem këtu sot pranë nënës dhe gruas së Hashimit, nënës dhe bashkëshortes së komandantit, siç i flasim gjithnjë edhe në shtëpi, i cili në këtë ditë duhet të jetë larg në luftë. Nuk besoj se një mungesë duhet të jetë dot kaq herë më e madhe se sa prania në një ditë si kjo. E prandaj ajo rrezaton shumë përtej këtyre mureve, si një kambanë kujtese për mijëra gra të kësaj toke”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Lajme
Avokati Bajraktari tregon arsyen pse Specialja nuk e lejoi Thaçin të merr pjesë në varrimin e babait

Avokati Bajraktari tregon arsyen pse Specialja nuk e lejoi Thaçin të merr pjesë në varrimin e babait

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Kalo në kategori