Një tjetër përplasje e ashpër është regjistruar mes Limit dhe Albës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke e tensionuar edhe më tej raportin mes tyre.

Këtë herë, sjellja e Limit ka qenë veçanërisht e rëndë, çka ka lënduar dukshëm Albën, raporton Klankosova.tv.


Gjatë një momenti debati, Limi iu drejtua Albës me tone të ashpra, duke i kërkuar që të heshtte. “Mbylle atë gojë të qelbur, a kupton kur të them mbylle”, u shpreh ai, deklaratë që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Alba.

E prekur nga fjalët e tij, Alba iu përgjigj duke thënë: “Ngele duke më shajtë nga të gjitha anët”, duke lënë të kuptohet se kjo nuk është hera e parë që ajo ndihet e sulmuar verbalisht prej tij.

Situata mes dy banorëve duket se po përshkallëzohet dita-ditës, ndërsa përplasjet e vazhdueshme po ndikojnë edhe në klimën brenda shtëpisë.

Mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë pas kësaj sjelljeje, si dhe se çfarë pasojash mund të ketë ky debat për vijimësinë e tyre në lojë. /Telegrafi/