Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka thënë se është koha e fundit kur duhet të ketë një pikënisje të ndërtimit të politikave të qarta ekonomike për vendin.
Në një bashkëbisedim me bizneset të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka kërkuar më shumë frymëzim për vendin.
Limaj ka thënë se është koha e fundit kur të gjithë bashkë, prodhues, tregtarë duhet ta shohin Kosovën si atdheun e tyre.Institucionet që mbrojnë interesat e bizneseve vendore, sipas tij, duhet të jenë pjesë përbërës e hartimit të politikave ekonomikë në vendin tonë.
“Ne respektojmë dhe jemi pjesë e një tregu të madh dhe interesi strategjik i vendit është integrimi në BE, por ekonomi të tregut me qenë në konkurrencë me kushte të barabarta. Jo ekonomi tregut ku s’ka konkurrencë ose ka konkurrencë të egër që shkatërron ekonominë e vendit. Mungesa e një rregullativi të qartë ligjor dhe mungesa e vetëdijes dhe dashnisë për këtë vend na ka sjellë në situata ku prodhimi vendor është ekspozuar në një konkurrencë të pabarabartë. Jo rrallëherë njerëzit tanë nuk kanë gjetur mbështetje për të zhvilluar ekonominë e tij”, ka thënë Limaj në një tryezë të Organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Sipas tij, mungesa e një kujdesi institucional në kushtet të barabarta praktikisht ka sjellë pasoja dhe rezultate jo te kënaqshme.
“Duke parë gjitha këto kemi filluar me disa politika fiskale dhe veprime konkrete të cilat do të kenë efekt konkret në ekonominë e vendit. Nuk janë të mjaftueshme, por është një pikënisje dhe ka në fokus zhvillimin. Nuk është e lehtë të ndërtosh kornizë ligjore në Kosovë për faktin se ka lobingje të ndryshme që krejt shteti me punu për një njeri. Pavarësisht se e rrënon ekonominë e vendit. Kjo fatkeqësisht ka pasoja”, ka shtuar Limaj.
Kosovës, sipas Limajt, i duhet tregtia dhe prodhimi vendor dhe në asnjë mënyre nuk duhet parë që politika e Kosovës është për një sektor.
Limaj ka bërë apel që secili ta kryejë punën e vet.
“Ne po përpiqemi të thjeshtojmë procedurat burokratikë. Të kthehemi ta bëjmë një kornizë ligjore ekonomike e cila është në shërbim të fuqizimit të ekonomisë së vendit dhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtarë që kemi. Kosova të mos lejohet të përdoret si oaze ku mund të shitet gjithçka pa konkurrencë dhe bizneset tona të kenë barriere në vendet fqinjë”, ka shtuar Limaj.
Ai i ka kërkuar bizneseve që para se të kërkojnë nga shteti ata duhet t’i kryejnë obligimet që kanë ndaj punëtore.
“Nëse shohim kështu jam i bindur se ju fuqizoheni. Nuk mund ta shohim vendin kështu. Ky është atdheu ynë. Në fund të ditës jemi qytetarë që i rrisim fëmijët tonë këtu. A ka mundësi që në këtë vend tonin me hy një frymëzim. Askujt s’po i kërkohet punë vullnetare, por a mund të ketë një frymëzim për vendin. Apeli im është nga punëtori ta ndihmojnë prodhimin vendor. Duke i ndihmuar atyre ata i ndihmojnë vendi”, ka përfunduar Limaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës