LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Serbia ka manipuluar me drejtësi të rrejshme

Limaj: Serbia ka manipuluar me drejtësi të rrejshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë ka pritur në takim, Gramoz Berishën, i cili i kishte mbijetuar një prej masakrave më të rënda të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Limaj ka shkruar në Facebook, se para 20 viteve atij iu vranë nga forcat serbe babai, motra, vëllai, tre axhallarë me familjet e tyre dhe shumë kushërinj.

“Prej 48 viktimave, 24 ende janë të pagjetur. Forca që sot e ka Gramozi na e rikujton obligimin që kemi ndaj drejtësisë dhe vendit. Ky rast është dëshmia më e mirë se si Serbia ka manipuluar me drejtësi të rrejshme dhe dëshmon nevojën që ne të kemi drejtësi të paanshme”, ka shkruar Limaj.


Postimi i plotë:

E nisa ditën duke e takuar Gramoz Berishën. Ai është djali që i mbijetoi masakrës së Suharekës, derisa ishte hedhur bashkë me nënën Vjollcën nga kamioni që po i dërgonte drejt varrit. Para 20 vitesh atij iu vranë nga forcat serbe babai, motra, vëllai, tre axhallarë me familjet e tyre dhe shumë kushërinj. Prej 48 viktimave, 24 ende janë të pagjetur. Forca që sot e ka Gramozi na e rikujton obligimin që kemi ndaj drejtësisë dhe vendit. Ky rast është dëshmia më e mirë se si Serbia ka manipuluar me drejtësi të rrejshme dhe dëshmon nevojën që ne të kemi drejtësi të paanshme. Në cilësinë e kryesuesit të dialogut shtetërorë i premtova Gramozit se nuk do të lëmë gur pa lëvizë që drejtësia të vije në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori