Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në takimet që ka zhvilluar në Berlin, ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, çështjen e liberalizimit të vizave dhe ka shprehur shqetësimin e Kosovës lidhur me qëndrimin e Serbisë, e cila po i mohon krimet që i ka kryer në Kosovë.
Në Berlin Limaj ka zhvilluar takime në Bundestagun gjerman, në Zyrën e Kancelares Merkel dhe në Ministrinë e Jashtme.
Fatmir Limaj, i cili drejton Ekipin shtetëror për dialogun me Serbinë, në një intervistë për KosovaPress, thotë se shpreson që takimi që do të mbahet në Paris, mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, do të afrojë palët dhe do të fillojnë dialogun e negocimit, me qëllim të një marrëveshje finale, e cila do të parashihte njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.
Limaj thotë se është e rëndësishme që të shkojnë në Paris të përgatitur dhe të ketë pastaj një qartësi rreth dialogut Kosovë-Serbi.
“Ajo që unë besoj dhe është mendim i të gjithëve është se angazhimi i Bashkimit Evropian, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shumë i rëndësishëm, koordinimi mes tyre është shumë i rëndësishëm dhe vet koordinimi i Kosovës me miq të vet në këtë proces dialogu. Vetëm kështu ne mund të sigurojmë që kemi garanci të sigurtë që mund të vimë deri të një marrëveshje e cila përfundimisht do t’i mbyllte konfliktet Kosovë-Serbi”, thotë ai.
Limaj në Berlin ka folur edhe për qëndrimin e shtetit serb në çështjen e krimeve të luftës, ku Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për këtë Limaj thotë të ketë shprehur shqetësimin para miqve gjerman.
“Shprehëm shqetësimin tonë për qëndrimin e Serbisë, krerëve të shtetit serb, sidomos në mohimin e krimeve të luftës, fatkeqësisht edhe pas 20 vitesh, në vend se pushteti serb të distancohet nga krimet e regjimit mbi gjenocidin që ka kryer regjimi i Millosheviqit, ata jo që nuk distancohen por përkundrazi, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të mohojnë krimet të kryera nga policia e ushtria serbe dhe ne kërkuam nga miqtë tanë që të shfrytëzojnë influencën e tyre që të kërkojnë nga Serbia njëherë e mirë të distancohet nga e kaluara dhe mos të mohojnë krimet që i ka kryer regjimi i Millosheviqit”, thotë ai.
Limaj nuk la pa përmendur edhe procesi ne liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.
Sipas tij, tashmë është i qartë pozicioni i Gjermanisë në këtë çështje.
Ai thotë që presin nga Gjermania të ushtrojë ndikimin e saj në vendet e tjera, në mënyrë që Kosova sa më shpejtë të marrë liberalizimin e vizave.
“E theksova në mënyrë të veçante dëshpërimin e njerëzve në Kosovë për vonesën e liberalizimit duke ditur që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, jemi i vetmi vend në rajon që nuk e kemi liberalizimin e vizave, njerëzit tanë janë të privuar nga mundësia për të qarkulluar lirshëm sikur popujt tjerë fqinjët tanë. Ata e dinë mirë këtë situatë dhe bashkndjenjë me ne, andaj edhe përkushtimi i tyre që sa më shpejtë kjo çështje të adresohet, jep shpresë që shumë shpejt do të kemi përfundim të këtij procesi dhe Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave”, thotë ai.
Nga Berlini, Limaj bëri të ditur se përkushtimi i Gjermanisë që të ndihmojë procesin e dialogut Kosovë-Serbi është i rëndësishëm, dhe për këtë ka falënderuar miqtë në Gjermani./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania