Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shpalosur të mërkurën programin qeverisës në Ferizaj, me ç’rast u zotua se nëse Nisma merr nën drejtim Ministrinë e Kulturës, atëherë pa asnjë dyshim që njerëzit që vijnë nga bota e artit do të emërohen aty.
Limaj është shprehur i nderuar që në radhët e Nisma ka njerëz të kulturës, të cilët do të japin ndihmën e vet të pakursyer në këtë fushë.
“Ne i respektojmë çdo zhanër, artistët tanë ne i respektojmë njerëzit. Por ajo çka duhet shteti në këtë rast. Shteti ka nevojë me i dhënë ushqim kulturor popullit të vet. Ne kemi nevoja me u kthyer në investime dhe me vlerësimin e një muzike e cila e fuqizon kulturën tonë, e cila e pasuron kulturën tonë. Shembull më i mirë që kur je besnik i profesionalizimit, traditës i asaj që është kulturë e jotja dhe vjen duke e ngritur, duke ju përshtatur kohës i qëndron kohës. Shembulli më i mirë i këtyre njerëzve që nuk kanë hequr dorë. Kënaqësia më e madhe që Synaj Raqa ka qenë nxënës i tij sot është në kabinetin tim dhe është i përkushtuar në sektorin e kulturës dhe pjesa e dramës dhe filmit. Ai do të jetë njeriu që në emër të Nismës do të shtyjë projektin në këtë drejtim. Pjesën tjetër që foli Velia do të jetë Veli Sahiti brenda këtij kabineti dhe ju do ta keni mbështetjen time të plotë. Askush më mirë se ju nuk dinë se çka duhet me marrë masa. Çka po dua me thënë për këtë, ka ardhur koha që njerëzit që secili zanatin e vet. Askush më mirë nuk e njeh këtë punë se këta njerëz”, ka thënë Limaj.
Ai tha se këto ditë nuk ka dëgjuar që të shpaloset program për kulturë apo sport.
“Këto ditë bash nuk keni dëgjuar duke fol për kulturë dhe për sport. Ka pasur shpalosje të programeve të ndryshme, por për kulturë dhe sport nuk kam dëgjuar që është folur shumë”, tha Limaj.
Ai tha se nëse Nisma merr nën drejtim Ministrinë e Kulturës, atëherë pa asnjë dyshim që njerëzit që vijnë nga bota e artit do të emërohen aty.
“Jam mes dy njerëzve të qytetit tuaj që kanë histori, kanë emër, kanë të kaluar për të cilat krejt i shkon këtij takimi sot. Edhe nuk është e rastësishme kjo mënyrë se si e kemi bërë këtë takim edhe nuk është rastësisht që jemi në Ferizaj. Po filloj nga kryetari i degës. Besim Berisha rrjedh nga një familje e madhe e atdheut , familje e kulturës, dijes ,patriotizmit. Nga Tahiri te Rifati, kush nuk e ka njohur mjerë. Krejt na çka ajo që ne sot kemi. Ndihme jashtëzakonisht i nderuar që jam së bashku me Besnikun. Në anën tjetrën e kemi profesorin, ju të rinjtë pak më të ri nuk e di po flas për ne. Unë jam rrit me këngën e Veli Sahitit. Gjithashtu nga ajo që ne e shohim, që nesër Ministrinë e Kulturës ta drejtoj një nga ministrat e Nismës. Nëse kjo do të ndodhë kështu nesër do të jenë edhe Veli Sahiti, Synaj Raqi edhe shumë miqtë tjerë të kulturës”, tha Limaj.
Ndërsa, Besnik Berisha, kryetar i Degës së Nisma në Ferizaj, ka premtuar mbështetje për kandidatët e Nismës.
“Unë si kryetar i degës dhe ekipi jonë, mbështetësit e Nismës, fuqimisht do t’i mbështesim kandidatët për deputet. Edhe pse Ferizaj nuk ka kandidat kësaj radhe, mirëpo ne fuqimisht i besojmë kandidat, sepse këta do të jenë zëri i fuqishëm për Ferizajn, por edhe më Kosovë. Kështu që do ta keni mbështetjen tonë delegatë të nderuar”, tha Berisha./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa