Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të kryesuar nga kryetari i saj, Rrahman Jasharaj, ku është diskutuar rreth grevës së filluar në arsim.
Zëvendëskryeministri Limaj është njoftuar nga përfaqësuesit e SBASHK-ut, për situatën aktuale rreth grevës në arsim, për të cilën Jasharaj tha se ka qenë një vendim tejet i vështirë edhe për SBASHK-un, mirëpo sipas Jasharajt, nuk kanë pas alternativë tjetër, pasi që kërkesat e tyre për ngritjen e koeficienteve për të punësuarit në sektorin e arsimit nuk janë plotësuar.
Zëvendëskryeministri Limaj e njoftoi SBASHK-un, se ai personalisht, por edhe Qeveria, është duke e trajtuar me shumë seriozitet çështjen e trajtimit të sektorit të arsimit në projektligjin për pagat. Limaj shprehi gatishmërinë e tij të plotë se do të angazhohet edhe më tutje për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse qeveritare, por edhe me komisionet dhe grupet parlamentare, për të gjetur një zgjidhje të përballueshme për mundësitë buxhetore të shtetit të Kosovës, por edhe që të trajton në mënyrë të dinjitetshme të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit dhe jo vetëm.
Limaj theksoi gjithashtu se e mirëkupton situatën rreth grevës, por për faktin se dëmtimi i procesit mësimor është dëmtim i të ardhmes së vendit tonë, tha se pret nga SBASHK-u që të reflekton, në mënyrë që të zgjidhin këtë çështje përmes dialogut dhe rrugëve institucionale, në të cilat beson më shumë.
Edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka folur rreth gjendjes se krijuar, ku ritheksoi se janë kundër grevës, për faktin se si e tillë e dëmton procesin arsimor dhe sjellë pasoja të mëdha për nxënësit, të cilët nuk janë fajtor për këtë situatë.
Bytyqi theksoi se MASHT-i është angazhuar shumë rreth kësaj çështje, madje edhe në bashkëpunim me SBASHK-un, e ku veçoi kërkesën për ngritjen e koeficienteve për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit në projektligjin për pagat, ku pas kësaj kërkese ka pasur një rritje të lehtë të këtyre koeficienteve, por jo aq sa e meritojnë të punësuarit në arsim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliaj mbërrin në GJKKO për të kërkuar “lirinë”, SPAK paraqiti prova të reja

Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike

Maqedonci priti në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët