LAJMI I FUNDIT:

Limaj mesazh udhëheqësve të Serbisë: Në dialog shkojmë për njohje, çështja e statusit është e përfunduar

Limaj mesazh udhëheqësve të Serbisë: Në dialog shkojmë për njohje, çështja e statusit është e përfunduar

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka folur për reagimet dhe qëndrimet e zyrtarëve të Beogradit pas miratimit në Kuvend të Kosovës, platformës për Bisedime me Serbinë. Ka thënë se ky është qëndrimi zyrtar i Kosovës në dialog.

Zëvendëskryeministri i Kosovës në një intervistë për RTK2 ka thënë se çdo kush në Beograd duhet ta ketë të qartë se çështja e statusit të Kosovës është përfunduar.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka thënë se platforma nuk është drejtuar kundër Serbisë dhe qytetarëve të saj, por ajo paraqet pozicionin zyrtar të Kosovës.


Kosova thotë Limaj shtet i pavarur është realitet i njohur edhe ndërkombëtarisht.

“Të gjithë duhet ta dinë edhe bashkëqytetarët serb këtu që e ardhmja jonë përbashkët është Kosova. Ky është realitet i pavarur dhe kështu do të funksionoj përjetësisht. Nuk ka kthim prapa. Fqinjët tanë në Serbi duhet ta dinë që Kosova në Bruksel shkon për njohje. Askush të mos presë diçka ndryshe. Për neve kjo çështje është e mbyllur. Koha është Serbia të pranoj realitetin”. Ka shtuar Limaj.

Limaj ka thënë se Serbia ende nuk ka qëndrim zyrtar sa i përket marrëveshjes se mundshme mes dy vendeve dhe.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se  Kosova në dialog shkon për njohje dhe jo për të negociuar territorin e vendit. Kosova thotë Limaj është e pandarë dhe nuk negociohet sovraniteti dhe territori i vendit.

Me miratimin e Ligjit për Delegacionin dhe miratimin e Platformës për Bisedime me Serbinë,  ai ka thënë se Kosova po demonstron vullnet për dialog.

Limaj ka thënë se në platforma është mbështetur në dokumentet bazë siç është Kushtetuta e Kosovës, pakoja e Ahtisarit dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Secili dialog ka një emër dhe në dialogun e mundshëm më Serbinë, Kosova shkon për njohje. Pra në zemër të marrëveshjes duhet të jetë njohja”, ka shtuar Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori