Nisma për Kosovë, sonte ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Malishevë, ku udhëheqësit e kësaj partie, janë shprehur të bindur në fitoren e tyre në këtë komunë, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dielën të dalin të votojnë sa më masivisht për kandidatin e tyre Ragip Begaj.
Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj tha se kur kanë udhëhequr në projekte, asnjë herë nuk kanë udhëhequr për të fituar një grup njerëzish dhe po ashtu nuk kanë drejtuar projekte, për të fituar individë dhe grupe njerëzish.
Limaj duke u shpreh i bindur në fitore, tha se fitorja e Komunës së Malishevës “është projekti ynë, është fitorja ynë, është zoti Begaj për ta zhvilluar edhe për katër vite Komunën e Malishevës dhe askush nuk do të mund ta ndal zhvillimin e Malishevës”.
“Malisheva ka mu qeverisure nga njerëzit e Malishevës. Malisheva ka mu qeverisur nga njerëzit e sprovuar të Malishevës. Malisheva ka me u drejtuar nga njeriu që gjithmonë ka qenë paranë qytetarëve të vet. Rreth kryetarit janë djemtë e vajzat e shkolluar dhe që jetojnë e punojnë në Malishevë dhe veprojnë për komunën e tyre”, ka thënë Limaj.
Limaj foli edhe në lidhje me akuzat gjyqësore të ngritura ndaj tij, ku tha se pasi e panë se nuk dorëzohej dhe që nuk mund ta ndalnin me punë, filluan me kurthe. Ai tha se çdo herë u ka thënë qytetarëve se është i pastër dhe se këtë do ta vërtetojë, ndërsa premtoi se nuk do të ndalet përball shpifësve dhe shantazheve të territ.
“Mashtrimeve, kurthave u erdh fundi. Mos qofsha në lëkurën e atyre, që shkojnë e bëjnë kurthe të tilla, siç kanë bërë në të kaluarën. Kur e panë që nuk mund të ballafaqohen me ne me argumente, s’mujnë me u ballafaquar me neve as me dije, as me guxim, as me punë, nisen me kurtha. As me kurtha s’mujnë me na ndal, as nuk kanë mund me na ndal. Ja ku jemi sot. Ne jemi aty ku duhet me qenë”, tha Limaj.
Limaj po ashtu shtoi se në vend që të turpërohen për montazhet që i kanë përgatitur, duke dërguar njerëz nëpër gjykata me shpifje, ata mundohen edhe sot me nxjerr poena nga shpifjet e tyre.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi theksoi se dega e Nismës në Malishevë është fuqia e Nismës për Kosovën dhe ka falënderuar qytetarët e Malishevës për mbështetjen që i kanë dhënë Ragip Bejgajt për ta udhëheq Malishevën, dhe po ashtu i ka falënderuar edhe për mbështetjen që i kanë dhënë njeriut që ka kontribuar shumë për Malishevën dhe për çdo pëllëmbë të Kosovës, Fatmir Limaj.
“Malisheva i ka 101 arsye që ta mbështet z. Fatmir Limanj. Jo vetëm që ka kontribuar në shumë vite të jetës së tij, para lirisë dhe gjatë luftës, duhet ta mbështetni për qëndrimin e tij gjatë të gjithë këtyre viteve të lirisë së Kosovës dhe pavarësisë së saj. Sepse askush gjatë këtyre 18-19 viteve nuk është përndjek më padrejtësisht se Fatmir Limaj për veprat politike, të shpifura nga njerëzit që i kanë shkaktuar dhe i shkaktojnë dëme për ditë Republikës së Kosovës, lirisë sonë dhe pavarësisë sonë”, tha Krasniqi.
Kurse kandidati i Nismës për Kosovë për kryetar të Malishevës, Ragip Begaj tha se Malisheva çdo herë ka qenë e vendosur në rrugën e saj, e cila i ka thënë jo Serbisë, Malisheva në Kohën e luftës ka qenë zona më e organizuar. Kure tash në kohën e fitoreve politike, Begaj tha se Malisheva është rreshtuar për krah Nismës.
“Zoti Limaj betohem para juve dhe para qytetarëve të Malishevës, se asnjëherë këtë betim dhe premtim nuk do ta shkelim. Unë me bashkë me strukturat qeverisëse të Malishevës dhe bashkë me strukturat qendrore, nëse është nevoja do të futemi në zjarr për juve, sepse gjithherë kemi ditë t’i mbrojmë interesat e vendit dhe tani do të dimë t’i mbrojmë interesat e juaja”, ka thënë Begaj dhe shtoi se nuk ka kush që e ndal Malishevën për fitore.
Në zgjedhjet e së dielës, Ragip Begaj përballet me kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Mursel Gashi, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania