Nisma Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin e dytë Zgjedhor të Rinisë.
I pari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se partia është forcuar e konsoliduar dhe si e tillë do të qeverisë vendin.
“Jemi ardhur në këtë Kuvend shumë më të organizuar e më të fuqishëm se kuvendin e kaluar. Sot jemi edhe si parti edhe si rini të konsoliduar dhe të fuqishëm dhe më shumë përvojë politike. Ishin të rinjtë e Nismës së bashku me të rinjtë tjerë që u aktivizuan në protesta për të ndalur të këqijat qe po i vinin Kosovës. Duke ju falënderuar angazhimit të përbashkët ne arritëm me i ndal marrëveshjet e këqija të Kosovës. Jam i bindur që këtu ka djem e vajza që nesër do të jenë drejtues të shtetit”, ka thënë i pari i NISMA-s.
Ai ka porositur të rinjtë që të angazhohen për të ardhmen e vendit dhe të mos e braktisin atë.
“Ne jemi në një vend të pavarur dhe të konsoliduar dhe po presim që ju t’i merrni përgjegjësit e juaja. Ju sot nuk duhet të jeni të kënaqur me nivelin e shtetit tuaj. Ju nuk duhet të ja ktheni shpinën vendit sepse ju e tradhtoni idealin e shtetit nëse e bëni këtë gjë. Mos ja ktheni shpinën Kosovës”, ka qenë porosia e tij.
Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, tha se ndihet i lumtur që sot sallat janë të mbushur nga të rinjtë të cilët janë të gatshëm për t’i shërbyer vendit.
“Më vjen mirë që në këtë sallë në 5-vjetorin e Nismës Socialdemokrate shoh shumë të rinj e të reja që do të angazhohen në të ardhmen e vendit tonë. Mua më vjen mirë sot qe të rinjtë dhe të rejat mbushin sallat për të dhënë kontributin e vet për shtetin”.
“Kërkoj nga ju që me të gjitha energjitë tuaja intelektuale dhe fizike të përqendroheni për të ngrit angazhimin tuaj për të qenë në shërbim të popullit. Unë nuk jam angazhuar në politikë jo për të fituar një punë, mirëpo për të qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Kryetari i Rinisë së Nismës, Albert Maxhuni, ka thënë se Nisma Socialdemokrate është subjekt i cili ka determinuar çdo proces të rëndësishëm politik.
“Rruga jon ishte me sfida mirëpo ato asnjëherë nuk na zbrazën, na benë me të forte. Rreshtimi jonë i përbashkët asnjëherë nuk na zhgënjyer. Sot jemi subjekti politik që ka determinuar çdo proces të rëndësishëm të vendit. Angazhimi i rinisë është arsyeja e suksesit politik të partisë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Arrestohet ish drejtori i Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski dhe Asmir Jahoski

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa