Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, vizitoi kompaninë “Meridian Express”, me qëllim të përkrahjes së prodhuesve vendor.
Ai me këtë rast theksoi se qëllimi i kësaj vizite ishte fuqizimi i ndërtimit të partneritetit mes prodhuesve dhe atyre, të cilët e përcjellin mallin deri te konsumatori.
Lima tha se Qeveria e Kosovës ka prioritet stimulimin e prodhimit vendor, ndërsa shprehu kënaqësinë që kompania “Meridian Express” po jep një mesazh përmes prodhimeve, të cilat janë cilësore dhe meritojnë të jenë aty ku duhet.
“Prodhimet vendore duhet të promovohen, sepse promovimi i prodhimit vendor nënkupton hapje të vendeve të reja të punës, shtim të buxhetit, por mbi të gjitha nënkupton shtimin e fuqisë së konsumatorit për të blerë”, tha Limaj.
Ai i ka inkurajuar tregtarët që të promovojnë sa më shumë prodhimin e vendit tonë.
Limaj tha se Qeveria mbështet ekonominë e Kosovës, dhe në këtë mënyrë ai siguroi tregtarët dhe prodhuesit që kjo frymë optimiste që ka filluar, do ta ketë mbështetjen e fuqishme të institucioneve.
Përfaqësuesi i kompanisë “Meridian Express”, Agon Gashi, tha se vizioni i kompanisë të cilën e drejton është të ofrojë përkrahje për prodhuesit vendorë.
Ai foli edhe për ngritjen e cilësisë së prodhimeve vendore dhe u zotua se kompania e tij do të jetë e hapur për bashkëpunim me prodhuesit vendor të cilët i plasojnë produktet e tyre në tregun kosovar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)
Bau mik i Tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë