Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili po udhëheq delegacionin shtetëror në bisedimet me Serbinë, thotë se çështjet nacionale nuk duhet të jenë të rezervuara për një person apo grup të caktuar, por për të tilla tema duhet të jenë të gjithë bashkë.
Sipas tij, ka mbetur një praktikë e keqe prej vitit 2011 me jotransparencë dhe mosbesim, gjë që duhet kohë për t’u shëruar ky mosbesim.
Një arsye tjetër sipas Limajt, që po shkakton vështirësi të bëhen të gjithë bashkë në Kosovë për dialogun me Serbinë, janë edhe kalkulimet politike.
Limaj thotë se kanë shumë tema të aspektit ekonomik, të cilat mendon se duhet të trajtohen dhe përmbyllen njëherë e mirë.
Ai thotë se shpreson që ekipit do t’i bashkohen edhe partitë tjera opozitare, por që edhe pa ta do të vazhdojnë.
“Lajmi i mirë është që pjesë e këtij delegacioni është një pjesë e opozitës, PSD, në rrugëtim e sipër presim që edhe partitë e tjera opozitare të bashkohen, sepse jemi duke folur për temë nacionale, dhe shpresoj që edhe të tjerët t’i bashkohen, nëse jo, ne do të vazhdojmë. Ky delegacion shtetëror e ka marrë përgjegjësinë, e ka marrë mandatin prej Parlamentit dhe do të vazhdojë punën”, thotë ai.
I pyetur për mundësinë e gjetjes së një konsensusi me partitë tjera opozitare, Limaj numëron disa çështje që sipas tij po e vështirësojnë një bashkëpunim të tillë.
“E para është një praktikë e keqe nga 2011, organizimi individual, jo transparenca, mosbesimi, kanë ngarkuar, kanë prish atë traditën e hershme që e ka pas Kosova si unitet. Ky mosbesim duhet kohë për me u shëru për me u kthy në normalitet. Për me pa që çështjet nacionale nuk janë të rezervuara vetëm për një grup që është në pozitë ose opozitë. Për tema nacionale duhet të jemi të gjithë bashkë, sepse ato duhet të impelementohen dhe zbatohen këtu bashkë. Dhe, duhet të largohet nga praktika që te temat nacionale individualisht me vendosë, ose ata kush janë në pushtet. Duhet të dëgjohet opozita, të konsultohet i gjithë spektri politik dhe para se të vijë te një marrëveshje. Të integrohet dhe bashkëbisedohet të trajtohet draft-marrëveshje, derisa të vimë aty ku duhet, duke mbrojtur interesat e vendit tonë”, thotë ai.
Sipas Limajt, një situatë e tillë e rëndë është krijuar edhe për shkak të kalkulimeve politike.
“Ka shumë kalkulime politike që nganjëherë të kthejnë në pengesë për të parë nevojën që vendi ka për ju, dhe nganjëherë bëhet vështirë me bë një distancë mes interesit momental politik ose partiak, për të parë interesin shtetëror. Të gjitha këto bashkë kanë krijuar këtë situatë të rëndë”, thotë ai.
Derisa pyetet për mundësinë e bisedimeve rreth temës së Luginës, Limaj thotë se në Bruksel do të shkojnë për të konsoliduar shtetësinë e Kosovës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta.
“Në tavolinë mund të qiten lloj- lloj temash, dhe ne do të shohim secilën temë e veç e veç, ka tema që nuk ja vlen me u trajtu, ka tema që duhet trajtuar. Tani për tani ne shkojmë atje për të konsoliduar shtetësinë tonë ashtu siç e sheh Kushtetuta e Kosovës, dhe veprojmë në bazë të Kushtetutës së Kosovës, ky është obligimi ynë sipas rezolutës së Parlamentit të Kosovës”, thotë ai.
E për bashkëpunimin e delegacionit shtetëror me Presidentin e vendit, Limaj thotë se do të jetë ashtu siç e parasheh Kushtetuta duke shtuar se koordinimi i aktiviteteve të delegacionit shtetëror do të punojë në atë mënyrë që të respektojë kompetencat e secilit veç e veç.
Limaj thekson që ekziston një situatë jo normale Kosovë-Serbi, dhe që po bëjnë përpjekje për normalitet, ndërsa ky normalitet mund të arrihet vetëm me njohje reciproke./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania