Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Kryesues i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe Bekim Jashari e Bislim Zogaj anëtarë të këtij komisioni, kanë vizituar kompleksin memorial në Çanakkala të Turqisë.

Limaj ka thënë se qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë.


"Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial 'Adem Jashari', bashkë më anëtarë tjerë të këtij komisioni, Bekim Jasharin dhe Bislim Zogajn, vizituam kompleksin memorial në Çanakkala. Qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë. Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial 'Adem Jashari', do të punojë me dinamikë të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial 'Adem Jashari'", ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai ka shkruar se nuk ka trashëgimi më historike se sa kompleksi memorial në Prekaz.

"Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme për ne si trashëgimi e jona historike sesa kompleksi memorial në Prekaz dhe jam i sigurt se në përfundim të këtij projekti, të gjithë do të ndjehen krenarë me punën që do të bëhet", ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

54515933 1213554922144104 130752943522578432 o

54434914 1213554832144113 8437940359434076160 o

54412567 1213554772144119 2721528541328965632 o

54374678 1213554742144122 191694715521859584 n

54412567 1213554772144119 2721528541328965632 o 1

54398009 1213555048810758 4942217621966684160 o