LAJMI I FUNDIT:

Likovë, 2 milionë euro për asfaltimin e rrugës rajonale

Likovë, 2 milionë euro për asfaltimin e rrugës rajonale

Kan filluar përgatitjet rreth punimeve për shtruarjen me asfalt të rrugës rajonale Likovë-Hotël-Matec të Komunës së Likovës. Bëhet fjalë për rrugë regjionale me gjatësi prej 3.5km dhe gjerësi mbi 5m.

Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge regjonale arrin vlerën prej 2 milionë euro mjete këto të siguruara nga Agjencioni i rrugëve shtetrore të Maqedonisë në bashkëpunim me Komunën e Likovës.

“Komuna e Likovës në bashkëpunim me Agjencionin për rrugë shtetërore kanë bërë përgatitjet për fillimin e punimeve të rrugës ku prej dje kanë filluar punimet. e cila rrugë është tejet e nevojshme për banorët e komunës tonë sidomos për ata të fshatrave Likovë, Hotël, Matec e Ropalcë. Kostoja e kësaj rruge kap shumën rreth 2 milion euro, vlenë të theksohet se ne si komunë në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinorë kemi kryer punimet rreth kanalizimeve fekale e atmosferike në fshatrat Hotël dhe Matec përreth rrugës regjionale, gjithashtu kemi kryer punimet edhe të gyp sjellësit për ujë të pijshëm, e tani vazhdojmë punët për asfaltimin e rrugës regjionale e cila ka një peshë të madhe për qytetarët tanë “ tha Erkan Arifi, кryetar i Komunës së Likovë.


Nga shërbimet për informim pranë komunës së Likovës na njoftuan se pas përfundimit të punimeve të kësaj rruge do të vazhdojnë punimet edhe për pjesën e mbetur të rrugës regjionale që lidh fshatrat Matec e Ropalcë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori