LAJMI I FUNDIT:

Likaj: Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ishte aspak i lehtë

Likaj: Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ishte aspak i lehtë

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor.

Likaj ka thënë se vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë, transmeton Telegrafi.

“Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë, madje ishte shumë vështirë ta vlerësojmë, e të veprohet duke parë dinamikën dhe ndikimin që ka situata me virus.
Kthimi në shkolla përbën interes të lartë shtetëror, vendimi për hapjen e shkollave është një hap i rëndësishëm dhe besoj i mirëpritur nga opinioni i gjerë. MASH ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë por edhe me SBASHK-un dhe Këshillin e Prindërve. Të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim të këtyre akterëve”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.


Gjatë raportimit, Likaj pohoi se MASH ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor në kushte pandemie.

Interpelancën e ministrit Likaj e ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori