Ligue 1 thumbon keq Ronaldon pas pretendimeve se Superliga e Arabisë është më e mirë

Faqja zyrtare e Ligue 1 është përkujdesur ta thumbojë yllin portugez, Cristiano Ronaldo, pas pretendimeve të këtij të fundit kur cilësoi më të mirë Superligën e Arabisë Saudite sesa kampionatin francez.
Ronaldo fitoi disa çmime në Dubai për edicionin e 14-të të Globe Soccer Aëards dhe nga aty dha disa deklarata që nuk janë pritur mirë.
Ish-ylli i Real Madridit shkoi aq larg sa që tha se Superliga e Arabisë Saudite është më e mirë dhe më konkurruese sesa ajo e Francës (Ligue 1).
“A e dëshironi opinionin tim? Unë nuk mendoj se Liga Saudite është më e dobët sesa Ligue 1. Në Arabinë Saudite e shoh më konkurruese, ata mund të thonë çfarë të donë, ky është opinioni im, unë luaj këtu dhe e di se çfarë po them. Unë mendoj se jemi më të mirë se sa Ligue 1”, ka thënë Ronaldo.





































