Ligji për Prokurorinë Publike ende pa konsensus, kërkohet shumicë prej dy të tretave

Ligji për prokurorinë publike ende pa konsensus të partive politike, i ngujuar mes politikës dhe drejtësisë. Nga OBRM-PDUKM kërkojnë ligj të ri për PP-në, të përgatitur nga profesorë dhe ekspertë, të cilin, siç tha lideri i partisë Hristian Mickoski, do ta mbështesin pa rezervë. Por, propozimi i tyre nuk hasi në mbështetje në Ministrinë e Drejtësisë sepse e vlerësojnë si joserioz dhe prandaj i bënë thirrje partisë opozitare të parashtrojë amendamente për ligjin.
“Ligji ende është në tryezë dhe nëse OBRM-PDUKM dëshiron të marrë pjesë në proces, u bëjmë thirrje të përgatitin amendamente të këtij teksti – gjithçka tjetër është alibi për mosmiratim të ligjit dhe evitim i drejtësisë”, thonë nga Minsitria e Drejtësisë lidhur me deklaratën e Mickoskit për ligjin.
Nga Ministria e Drejtësisë përkujtojnë se ligji për prokurorinë publike u përgatit përgjatë një periudhe të gjatë kohore nga grupi i punës në të cilin morën pjesë ekspertë vendorë, opinioni shkencor, prokurorë publik, por gjithashtu edhe ekspertë të jashtëm dhe madje edhe prokurorë publikë nga jashtë, të cilët japin sugjerime dhe mendime për çështje të caktuara lidhur me ligjin.
Mickoski propozoi formimin e një ekipi nga ekspertë të lartë të cilët do të punojnë në hartimin e këtij ligji, me të cilëve do të përfshihen profesorë për të drejtën kushtetuese dhe penale, ndërsa këto janë: profesorët Vllado Kambovski, Gordana Siljanovska, Nikolla Tupaneçevski, Gordan Kallajxhiev, Tanja Karakamisheva dhe Gordana Lazhetiq.
Ligjin që e propozon pushteti, sipas OBRM-PDUKM-së, është i njëanshëm dhe në kundërshtim me mendimet e ekspertëve, Kushtetutën dhe materien penale, ndërsa qëllim i tij i vetëm është Zoran Zaev dhe pushteti aktual t’i shmangen përgjegjësisë për, siç tha Mickoski, krimet e bëra.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërkaq, bënë thirrje për konsensus të partive politike për ligjin.
Spasovski konsideron se me atë, në vepër do të tregohet se të gjithë janë për përmbushje të qëllimeve strategjike – BE dhe NATO.
“edhe pse të gjithë e dimë se ligji për prokurorinë publike nuk është kusht për fillim të negociatave, megjithatë do të ishte një rekomandim pozitiv apo shembull pozitiv se si përparojnë punët lidhur me reformat në RMV. Të gjithë subjektet politike duhet ta kenë në mendje këtë. Më me rëndësi është interesat e shtetit të mbisundojnë mbi ato personale, partiake, të biznesit apo çfarëdo lloj interesash tjera. Nevojitet minimum konsensus nacional në pjesën e realizimit të aspiratave tona për anëtarësim në NATO dhe BE”, deklaroi Spasovski.
Sipas Zaevit, ligji për prokurorinë publike duhet të sillet sipas agjendës së arritur ndërpartiake para shpërndarjes së Parlamentit më 12 shkurt. Nëse kjo nuk ndodhë, Zaev tha se është e mundur shtyrja e shpërndarjes së Kuvendit dhe prolongimi i zgjedhjeve.
Përfaqësuesit e grupeve të deputetëve, siç informuan nga Ministria e Drejtësisë, edhe dje mbajtën takime bilaterale, në të cilat u shqyrtuan amendamentet e tyre për ligjin për PP-në, me qëllim që të sigurohet konsensus dhe shumicë prej dy të tretave.
Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp tha se Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk dëshirojnë drejtësi, ikin dhe nuk duan përgjegjësi, sepse po bëjnë gjithçka që lëndët dhe hetimet e PSP-së që po zhvillohen kundër funksionarëve të partisë opozitare të shkatërrohen.
Ligji për PP-në ishte temë edhe e takimit të tetë deputetëve të pavarur nga OBRM-PDUKM-ja me ambasadoren e SHBA-së, Kate Marie Byrnes.
“Mbajta takim produktiv me grupin e deputetëve të pavarur sot, për rëndësinë e mbështetjes për reformat në vazhdimësi, përfshirë edhe ligjin për PP-në, i cili i avancon qëllimet për sundim të së drejtës, transparencës, përgjegjësisë dhe sundimit të mirë”, shkroi Byrnes në profilin e saj në Twitter.
Pas takimit të fundit të grupit të punës të premten, disa disa grupe të deputetëve, fundjavën që shkoi parashtruan amendamente për ligjin për prokurorinë publike, ndërsa disa bënë lutje për kohë shtesë në mënyrë që t’i formulojnë ato për shkak të obligimeve që i patën me dialogun “Jeann Monne”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania