Ligji për evidencën amë në seancën e nesërme të Gjykatës Kushtetuese në RMV

Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë për rastin në të cilin kontestohet Ligji për evidencën amë, me iniciativë të partisë politike “E Majta”.
“Ndjenja e përkatësisë kombëtare është ndjenjë personale e qytetarit dhe nuk mund të tregohet me dokument publik, dmth. me një dokument të lëshuar nga një autoritet shtetëror, para së gjithash për faktin se liria e shprehjes së përkatësisë kombëtare përfshin të drejtën e ndryshimit të ndjenjës së përkatësisë kombëtare, ndërsa me futjen praktikë të grafës për kombësinë në ekstraktin në certifikatën e librit amë- si regjistra publikë mbaron ndjenja e dikurshme e shprehur kombëtare”, thuhet në nismën e partisë “E majta”.
Nga Gjykata Kushtetuese bëjnë me dije se është kontestuar neni 4 paragrafi 1 pika 2 në pjesën “shtetësia”, neni 11 paragrafi 1 pika 1 në pjesën “shtetësia” dhe neni 13 paragrafi 1 pika 1 në pjesën “shtetësia”, të gjitha nga Ligji për gjendjen civile (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 8/1995, 38/2002, 66/2007, 98/2008, 67/2009, 13/2013, 43/2014, 148/2015, 27/2016 dhe 64/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 14/2020 dhe 129/2023).
Neni 4, paragrafi 1 pika 2 e Ligjit parashikon që të dhënat për prindërit e fëmijës të regjistrohen në regjistrin e lindjes, edhe atë: emri dhe mbiemri (për nënën dhe mbiemrin e vajzërisë); dita, muaji, viti dhe vendi i lindjes; kombësia; shtetësia; numrin personal të identifikimit; vendbanimi dhe adresa e banimit.












































