Kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga për Sektorin Publik, ende nuk dihet vlera e koeficientit. Kuvendi i Kosovës, përmes Ligjit, ka miratuar renditjen e koeficienteve për zyrtarë publikë por pa qenë në njohuri për vlerën.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se mos përcaktimi i vlerës së koeficientit për paga ka krijuar shqetësim dhe pakënaqësi te zyrtarët publikë.
Gashi është shprehur se çdo vlerë e koeficientit që është nën 130 euro, i obligon që të bisedojnë me partnerët sindikalistë dhe të shohin se si do të veprojnë tutje.
Sipas Gashit, nga hartimi e deri te miratimi i Ligjit ka pasur mungesë të theksuar të transparencës.
“Sindikata e Administratës Publike është me vite që punon dhe angazhohet që të kemi një Ligj të Pagave, por fatkeqësisht edhe pse ky Ligj i ka ndjekë një rrugë mos transparencës dhe mos mundësisë se komunikimit të drejtpërdrejtë të sindikatave dhe të organizatave të tjera që afektohen nga ky Ligj. Tani del, mos përcaktimi i vlerës së koeficientit i cili ka krijuar një shqetësim të jashtëzakonshëm duke analizuar pothuajse në të gjitha poret e shoqërisë sesa do të jetë kjo vlerë e koeficientit. Rrjedhimit nga kjo kemi çdo lloj konspiracioni që del gjoja në emër të institucioneve por kjo ka krijuar një pakënaqësi të jashtëzakonshme te zyrtarët publik”, theksoi Gashi për KosovaPress.
Ai tha se ata kanë propozuar që vlera e koeficientit të jetë 130 euro bazuar pas një analize, duke marrë parasysh inflacionin dhe gjendjen e rënduar në vend. Gashi shtoi se çdo koeficient nën këtë vlerë është thjesht kozmetike.
“Vlera e koeficientit për ne, Sindikatën e Administratës Publike është ai që kemi propozuar, që i bie 130 euro. Kjo vlerë është përcaktuar pas një analize të thellë, duke marrë parasysh jo vetëm inflacionin, por edhe gjendjen e rënduar ekonomike, çmimet e larta dhe trendin e rritjes së çmimeve që pothuajse është bërë ditore. Prandaj, çdo koeficient i cili do të ishte nën 130 euro do ishte koeficient sa për sy e faqe, pasi nuk do të realizojë pritjet e zyrtarëve publikë”, tha ai.
Kreu i Sindikatës së Administratës Publike tha se është e padrejtë që ende nuk dihet koeficienti i pagave, sipas tij ka një Ligj i cili është hartuar për paga e nuk e përcakton pagën.
“Këtu kemi spekulime të ndryshme, do të jetë kjo vlerë kaq, të gjitha këto spekulime dhe e gjithë kjo situatë që mund të quhet hamulli e krijuar, është si rezultat i mos transparencës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, pasi konsiderojmë se në momentin që është hartuar projektligji i pagave është dashur të jetë edhe vlera e koeficientit, sepse ky ligj bëhet për zyrtarët publikë, ky ligj vet titullohet ligji i pagave zyrtarëve publikë. Në kontekstin e gjithë kësaj kemi një ligj i cili është hartuar për paga e nuk e përcakton pagën”, shton Gashi.
I pyetur se cili do të ishte reagimi i tyre nëse vlera e koeficientit do të ishte më poshtë se 130 euro, Gashi tha se kjo mbetet për t’u diskutuar edhe me partnerët e tjerë sindikalistë.
“Ne insistojmë që të jetë vlera prej 130 eurosh dhe rrjedhimisht nuk dëshirojmë të spekulojmë, megjithatë çdo vlerë e cila do të jetë nën 130 euro na obligon që të ulemi sërish me partnerët tanë sindikalistë dhe me anëtarët e sindikatës që ne i përfaqësojmë, konkretisht shërbyesit civilë dhe do t’i diskutojmë në tërësi të gjitha gjërat të cilat pastaj do të dalin për t’u diskutuar”, tha mes tjerash ai.
Kryeministri Albin Kurti pati kërkuar durim në lidhje me publikimin e koeficientit për paga, duke thënë se kjo do të bëhet gjatë muajit janar. Partitë opozitare kanë kërkuar që vlera të jetë 130 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a192b60c-3e2e-476b-86b6-e8c8bbfd769d-780x439.jpg)
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi