LAJMI I FUNDIT:

Ligji i gjuhëve, ulja e gjobave “lëkund” partnerët qeverisës

Ligji i gjuhëve, ulja e gjobave “lëkund” partnerët qeverisës

Jo më shumë se 500 euro gjobë për personat juridik që shkelin Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa për drejtuesit e këtyre institucioneve vlera e kësaj gjobë nuk i kalon 200 euro. Në draftin përfundimtarë të ligjit për themelimin e Inspektorati të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë, i cili është harmonizuar me Ligjin për Kundërvajtje, gjobat kanë dallim drastik me ato të parashikuara në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të cilat lëvizin nga 4000 deri në 5000 euro.

Drejtori i Agjencisë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Ylber Sela, thotë se nuk e parë ende tekstin e ligjit për themelimin e Inspektoratit, i cili sot pritet të jetë në procedurë qeveritare. Megjithatë duke qenë se Alsat ka siguruar një kopje të këtij ligji, e informuam për përmbajtjen. Ulja e gjobave, sipas Selës, rrit mundësinë për shkelje të dispozitave të Ligjit të Gjuhëve.

“Nëse është e saktë kjo që thoni ju se do të zvogëlohen gjobat deri në 500 euro, për mua kjo është e papranueshme dhe mendoj se nuk është serioze. Nëse e marrim ligjin për gjuhën maqedonase, për persona juridik është diku 1500 euro, kurse 30% për personat përgjegjës të institucioneve. Nëse shkon më pak se kjo, qasja nuk është serioze”, deklaroi Ylber Sela – drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.


Agjencia ka pasur vërejtjet e saj mes të tjerash edhe për llojet e kontrolleve që realizojnë inspektorët. Ylber Sela thotë se Ministria e Drejtësisë duhet t’i marrë parasysh edhe vërejtjet e Agjencisë lidhur me ligjin për Inspektoratin në mënyrë që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve të jetë frytdhënës.

Gjasat që ky propozim të ndryshojë janë të mëdha. Burime brenda Qeverisë thonë për Alsat se partneri i koalicionit, BDI-ja ka dilema rreth nenit ku parashikohen gjobat dhe ulja e tyre mund të ngjallë diskutime. Sipas burimit, do të kërkohet që gjobat për personat juridik të jenë 1500 euro, shumë e cila parashikohet edhe në rastet e mos respektimit të Ligjit për Gjuhën Maqedonase./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori