Pirja e duhanit në Maqedoninë e Veriut ndalohet me ligj në gjitha objektet e mbyllura publike.
Por, ky vendim duket se nuk vlen për zyrtarët e lartë të shtetit.
Ditë më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke kënduar derisa në dorë mban një cigare të ndezur në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi. Këtë postim e kanë rishpërndarë shumë zyrtarë të kësaj partie.
Në dhjetor të vitit të kaluar kryetari i Këshillit Komunal të Kavadarit, Stojanço Ramov, para fillimit të seancës së KK-së ka paralajmëruar këshilltarët që të kenë kujdes çka flasin dhe t’i fikin cigaret pasi të fillojë transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjes.
“Para fillimit të mbledhjes vetëm t’ju informoj se kjo seancë do të emetohet online në televizionin KTV… tashmë është në emetim të drejtpërdrejtë. Andaj, lidhur me cigaret si dhe në raport me komunikimin mes këshilltarëve ju lutem për një nivel më të lartë dhe me dinjitet pasi janë duke na parë qytetarët”, ka thënë Ramov.
Nga institucionet kompetente nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këto raste.
Ligji njëherë shtrëngon dhe më pas liron masat për ndalesën e pirjes së duhanit
Ndryshe, Maqedonia ka miratuar Ligjin e parë për mbrojtje nga pirja e duhanit në vitin 1995. Që nga ajo kohë, ky ligj ka pësuar ndryshime nëntë herë.
Reagime më të ashpra në opinion u shfaqën gjatë ndryshimit dhe plotësimit të ligjit që ndalon pirjen e duhanit në vitin 2010, me ç’rast pirja e duhanit atë kohë u ndalua plotësisht në të gjitha objektet e mbyllura publike, përfshirë tarracat e mbuluara dhe tarracat verore të objekteve të hotelerive.
Pas reagimeve të shumta të pronave të objekteve gastronomike ky ligj pësoi ndryshime në vitin 2018 dhe “pirja e duhanit u lejua ekskluzivisht jashtë objektit afarist (tarracë, kopsht veror dhe ngjashëm).
Pas këtij ndryshimi, afaristët gjetën hapësirë për t’iu shmangur ligjit. Pronarët e objekteve afariste tarracat i kanë mbuluar me xhama apo materiale rezistuese nga klima e jashtme, kështu që këto hapësira janë plotësisht të lidhura me ambientin e brendshëm të lokaleve gastronomike dhe kafeterive.
Valdeta Imeri, qytetare, thotë se tymosja fare pranë tavolinës ku është shënuar për klientët joduhanpirës ka bërë që mos të dalë me shoqërinë në lokale. Ajo thotë se jo vetëm veshja merr erë duhani, por si joduhanpirëse tymi e pengon gjatë konsumimit të ushqimit.
“Jo, s’ka dallim më ku pihet dhe ku nuk pihet duhan. Për fat të keq ky është realitet në pjesën më të madhe të lokaleve në vend. Kjo ka bërë që t’i shmang daljet në lokale”, thotë ajo.
Martin Petrevski nga Instituti maqedonas i Shëndetit Publik, thotë për Radion Evropa e Lirë se dëmi që shkaktohet nga tymosja pasive e duhanit pothuajse është e barabartë nga dëmi që u shkaktohet duhanpirësve, veçanërisht te sistemi kardiovaskular, ai frymëmarrjes që çon në sëmundjet malinje.
Petrevski thotë se problem më vete paraqet ekspozimi fëmijëve në hapësirat ku pihet duhani, pasi tek ata tymi cigares ka ndikim edhe më të theksuar pasi akoma nuk është zhvilluar sistemi mbrojtës.
“Pikërisht për këtë theksoj se është shumë keq se hapësira e duhanpirësve me atë të joduhanpirësve pothuajse është e ngjitur dhe kjo mund të çojë te problemet serioze për sa i përket shëndetit të fëmijëve, por edhe të rriturve”, thotë Petrevski.
Gjatë kontrolleve që ka realizuar Inspektorati Shtetëror i Tregut, më 17 janar ka bërë të ditur se Ligji për mbrojtjen nga duhani shkelet në dhjetëra lokale në Maqedoninë e Veriut.
“Pas përfundimit të festave të fundvitit, Inspektorati Shtetëror i Tregut i intensifikoi kontrollet në të gjithë territorin e vendit, ku janë kryer mbi 200 inspektime në përputhje me kompetencat që i parasheh Ligji për mbrojtjen nga duhani dhe janë shqiptuar mbi 50 dënime”, ka bërë të ditur Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Në bazë të Ligjit për mbrojtje nga duhani, gjobat për shkelësit e ligjit janë nga dy mijëderi në katër mijë euro për personat juridikë, kurse nga 100 deri në 300 euro për personat fizikë.
Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se nga popullsia e moshës madhore në Maqedoninë e Veriut, mes 45 dhe 50 për qind e tyre janë duhanpirës të rregullt. Ndërkohë, në vendet e Evropës 18 për qind e popullsisë në moshë madhore është duhanpirëse. Në Suedi kjo përqindje është vetëm 6 për qind./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës