LAJMI I FUNDIT:

Ligjet e sektorit të ekonomisë pritet të ndryshohen (Video)

Ligjet e sektorit të ekonomisë pritet të ndryshohen (Video)

Ligji për korporatat, ai për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), kodi doganor dhe disa ligje tjera kanë hyrë në proces të ndryshimit.

Me anë të këtyre ndryshimeve zyrtarët nga Ministria e Financave kanë thënë se do të hiqen pengesat burokratike me të cilat ballafaqohen bizneset.

Një mori ligjesh pritet të pësojnë ndryshime dhe se deri në fund të muajit prill pritet të ndryshohen dhe miratohen.


Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, ka thënë për KosovaPress se me ndryshimet që do të bëhet do të synohet që të eliminohet sa më shumë burokracia për bizneseve.

“Konform rregullores së Qeverisë dhe grupet punuese do të fillojnë shumë shpejt që t’i përgatisin draftet e para të ligjit në mënyrë që brenda planifikimit tonë në muajin prill, më së largu në fund të prillit t’i dërgojmë në qeveri për aprovim. Përmes këtyre masave ne dëshirojmë që ta ndihmojmë sektorin privat që sektori privat të jetë bartës i zhvillimit ekonomik. Sektori privat të jetë bartës i uljes së papunësisë”, tha Rafuna.

Rafuna ka shtuar se tashmë i kanë pranuar edhe propozimet nga ana e bizneseve dhe se janë në fazën finale. Po ashtu, ka thënë se nuk do të ketë rritje të taksave.

Ai ka pranuar se këto ndryshime do të kenë edhe kosto financiare në mbushjen e buxhetit, por që ende nuk dihet shifra e saktë.

“Kemi pranuar të gjitha propozimet nga komiteti i biznesit dhe tani jemi në fazën finale të aprovimit të konceptit. Nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese, nuk do të ketë vendosje të tatimeve ekzistuese por do të ketë lehtësime. Lirime por do të ketë edhe thjeshtësim të procedurave, ndërsa efektin buxhetor të këtyre masave ne do ta mbushim nëpërmjet luftimit të ekonomisë jo formale dhe nëpërmjet shtimit të prodhimtarisë sonë” ,tha Rafuna.

Nga ana tjetër, Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka thënë se Kosova ka ngarkesën më të ulët fiskale sa i përket normave të përgjithshme apo taksave që mblidhen, mirëpo është mirë që të ketë mundësi që përmes legjislacionit të bëhet edhe ajo mbrojtja adekuate që bizneset të operojnë në një konkurrencë të drejtë .

“Qëllimi final duhet të jetë sigurimi i asaj konkurrencës së drejtë në treg. Mbi këtë bazë ne e shohim shumë të rëndësishme iniciativën për ndryshimin e mbledhjes së TVSH-së nga kufiri në brendi. Ka nevojë që në këtë drejtim të fuqizohen kapacitetet e ATK-së. Të njëjtën kohë ka shumë rëndësi që të trajtohen çështjet që lidhen edhe me taksat për vendet që janë jashtë BE-së apo jashtë CEFTA-së apo vendet të cilat janë kryesisht nga pjesa e Azisë të cilat eksportojnë produkte të caktuara në Kosovës. I nënshtrohen një norme tatimore 10 për qind, dhe shpesh herë vinë qoftë me çmime dumping apo vijën edhe me subvencione që dedikohen për eksport edhe kjo ndikon drejtpërdrejtë edhe në konkurrueshëmrin e prodhimeve vendore”, tha Rukiqi.

Mbi këtë bazë sipas tij, kanë propozuar që të këtë një qasje tjetër të ketë një ndryshim të qasjes mos të favorizohen këto produkte në dëme të prodhimit vendor edhe në dëme asaj që është konkurrueshmëri e kompanive kosovare, qoftë në tregun tonë, qoftë në tregje të huaja.

Ndërsa si pozitive ka vlerësuar iniciativën e Ministrisë së Financave, anëtarja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj.

“Ne kemi shumë nevojë për të bërë harmonizimin e ligjeve në mënyrë një ligj mos të bie në kontradiktë me ligjin tjetër. Për arsye se çdo kontradiktë që bie një ligj me ligjin tjetër, ai ligj mbetet i pa zbatueshëm. Pjesë të caktuara, nene të caktuara të ligjit janë të pazbatueshme dhe mandej po sjellin edhe vështirësi të bizneset po njëkohësisht edhe konfuzitet. … Unë kam edhe një kërkesë tjetër ndoshta edhe për Qeverinë po ndoshta edhe ne deputet me marrë një iniciativë që projektligjet të cilat ndryshojnë herë pas here të bëhet funksionimi i tyre në një ligj në mënyrë që ligji për menaxhimin e financave publike ka pësuar ndryshime disa herë. Është pak vështirë të orientohesh në qa ka ndodhë me ndryshimin e herës së parë të dytës, të tretës të katërtës ndoshta”, tha Hadërgjonaj.

Ndryshe, Ministria e Financave, ka hartuar koncept dokumentin, i cili pritet që shumë shpejt të dërgohet në qeveri për miratim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori