LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier opsion për Gattuson në rast të largimit nga Milani

Liga Premier opsion për Gattuson në rast të largimit nga Milani
Gennaro Gattuso (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Gennaro Gattuso po e përgatit terrenin për veten e tij në rast se dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve me Milanin në fund të këtij sezoni.

Gjithsesi marrëdhënia e tij me Leonardon ka qenë e tensionuar përgjatë gjithë kohës dhe pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2021, Rino mund të largohet duke qenë se drejtori i Rossonerëve kërkon një trajner më të madh për të udhëhequr skuadrën, e aq më keq nëse nuk e arrijnë objektivin e tyre në fund të sezonit.

Mediat në Itali kanë njoftuar se Gattuso ka darkuar në një restorant me agjentin e njohur Jorge Mendes. Megjithatë në klubin kuqezi e panë thjesht si një darkë mes miqsh, sepse dihet marrëdhënia e ngushtë që ka trajneri me agjentin – transmeton KP.


Të gjitha lajmet nga Gennaro Gattuso
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gennaro Gattuso

Ndër të tjera, La Gazzetta dello Sport ka bërë me dije se trajneri i ka kërkuar Mendesit që të jetë i përgatitur për t’i gjetur një klub për sezonin e ardhshëm nëse gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur për të.

Gennaro Gattuso (Foto: Getty Images/Guliver

Newcastle United është një alternativë për trajnerin italian, klub që mendohet se ia ka parashtruar si ide agjenti. Gjithsesi për këtë lëvizje duhet të pritet deri në fund të sezonit sepse edhe trajneri aktual i skuadrës angleze, Rafa Benitez është në bisedime për të rinovuar kontratën edhe pse duket e vështirë të ndodhë një gjë e tillë.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori