Me fillimin e Ligës Premier fillojnë të bëhen edhe parashikimet e para se cila skuadër është më e fortë, cila skuadër është më e përgatitur për një sezon të gjatë dhe të lodhshëm, ndërsa të gjithë faktorët e lartpërmendur bëjnë që në horizont të dalin shumë pretendentë, por në fund, vetëm një do ta shohë perëndimin e diellit… por kush? Lexoni pjesën e poshtme dhe jepni parashikimin tuaj!
Arsenali
Topçinjtë janë një lloj i kuantitetit të panjohur këtë sezon. Jack Wilshere ende është në pritje të debutimit të tij në Ligën Premier, por ka bërë mjaft sa për t’i lënë përshtypje bosit të Anglisë, Fabio Capello. Wenger do të mbështetet shumë edhe në sulmuesin Marouane Chamakh nga i cili do të kërkojë ripërsëritjen e formës si në Ligue 1.
Cilësia padyshim se ekziston dhe Arsenali ka shfaqur zgjuarsi fantastike me injorimin e Barcelonës që kërkonte me ngulm kapitenin Cesc Fabregas. Sulmi i Arsenalit është më i pasur me opsione se i çdo pretendent tjetër – Wilshere, Aaron Ramsey, Theo Walcott, Andrei Arshavin, Chamakh, Nicklas Bendtner dhe natyrisht, Robin Van Persie. Ata sigurisht se do të prodhojnë një numër golash dhe kur flasim për golat, Arsenali nuk e ka pasur problem shënimin e tyre, por ruajtjen e rezultatit.
Kur jemi tek mbajtja e rezultatit, Arsene Wenger ka edhe disa punë pa i rregulluar si duhet në repartin defensiv. Transferimi i Laurent Koscielnyt natyrisht se është hap tejet i mençur, por patjetër se nëse Arsenali dëshiron që të jetë kampion i Anglisë, atëherë Wenger duhet të transferojë një qendërmbrojtës dhe një portier cilësor, dhe francezi ka paratë dhe hapësirën për këtë.
Chelsea
Përshtypja se Chelsea është një grup i yjeve të moshuara që nuk dinë të luajnë futboll, ishte lënë nën hije nga sezoni i fundit kur Blutë e Londrës shënuan 103 gola në Ligën Premier. Michael Essien do të jetë një forcë shtesë për Carlo Ancelottin dhe prezenca e tij me në krah Frank Lampard, natyrisht se do t’i japin shtysë Chelseat.
Chelsea ka artilerinë e nevojshme për ta vënë në përdorim ndaj rivalëve tjerë, pasi sulmi i përbërë nga Didier Drogba dhe Nicolas Anelka padyshim se përbën dyshen më të fortë në Ligën Premier. Transferimi i Yossi Benayoun vetëm sa i lidh edhe më shumë repartet.
Largimi i Ricardo Carvalhos është më shumë se një goditje e rëndë për Chelsean, pasi tani Blutë do të duhet të shpresojnë në një qëndrueshmëri të Alex dhe John Terryt. Chelsea nuk ka shpenzuar gjatë afatit kalimtar veror, por me Drogban dhe Essien, ata kanë dy nga lojtarët më dinamikë në botë. Nëse i shtojmë kësaj edhe disiplinën dhe formacionin kompakt, atëherë skuadra e Ancelottit i ka të gjitha. Blutë besojnë se do ta ripërsërisin suksesin dhe nuk ka asgjë që mund ta kundërshtojë këtë bindje të tyre.
Liverpool
Skuadra e sezonit 2008/2009 e Liverpoolit ishte me bindje, e organizuar, shumë efikase dhe shumë pranë fitimit të Ligës Premier. Por, një lëndim i Fernando Torresit dhe dështim i Rafa Benitezit në momentet kyçe bënë që titulli t’i shkonte Manchester Unitedit.
Humbja e Xabi Alonsos, si humbje e vetme, nuk është dashur ta shndërronte një ekip nga kandidati për titull në një ekip që zuri pozitën e shtatë. Dështimi i sezonit të kaluar ishte një dështim më shumë emocional se sa teknik, pasi Rafa Benitez dështoi t’i motivonte lojtarët e tij, ndërsa nga ana tjetër yjet si Torres dhe Gerrard janë përballur me probleme fizike dhe personale.
Liverpooli ende është në pritje të një sulmuesi të dytë dhe të një pronari të ri, dhe nëse këto nuk rregullohen deri në fund të gushtit, atëherë Liverpooli do të ketë probleme serioze, përndryshe pozitat tjera janë të përmbushura. Lojtarët dhe tifozët, definitivisht kanë shpresë tek Roy Hodgson, një trajner me përvojë që e do lojën atraktive dhe që shndërron talentë në yje.
Manchester City
Shkruajeni edhe Manchester Cityn në garë për titull kampioni në Ligën Premier! Diksuh mund të mos e pëlqejë këtë, por tek e fundit fuqia e parasë në futboll nuk mund të mohohet. Kështu ka qenë gjithmonë, që nga koha kur Jack Walcker shpenzoi për t’ia dhënë Blackburnit titullin në vitet e 90-ta, duke e shkatërruar të ashtuquajturën katërshen e madhe.
Askush nuk shpenzon më shumë se Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli – është vetëm City skuadra që për dy vite ka bërë sa një dekadë investim. Është i pamohueshëm investimi i sheikut Mansour pasi ka sjellë talentë të pamohueshëm në skuadër dhe këto përforcime i japin fuqi dhe thellësi skuadrës. Domosdoshmërisht nuk do të thotë që City patjetër t’i mposhtë të gjithë, por padyshim se posedimi i talentëve ka përfitime nga ana tjetër.
Së pari, vargu i kundërshtarëve të dobët në Europa League do të thotë se City nuk do të lodhet në mesjavë për dallim nga kundërshtarët tjerë. Së dyti, është e pamundur që lojtarët të mos kenë fare entuziazëm. Nëse lojtarët fillojnë të mendojnë më shumë për synimet e klubit se sa për pagat e tyre, atëherë ekipet e Ligës Premier duhet të kenë kujdes.
Manchester United
Shumë është thënë për refuzimin apo paaftësinë e Sir Alex Ferguson për të shpenzuar në tregun e transferimeve gjatë kësaj vere, por bosi i United pa kurrfarë dyshimi ka skuadër mjaft të mirë. Ata ndoshta kanë qenë të dytët pas Chelseat, por lëndimet në mbrojtje e ndaluan progresin e Djajve. Një përsëritje e fatit të keq është e pamundur të ndodhë, ndërsa Chris Smalling vetëm sa garanton sigurinë në atë repart.
Në sulm tani ka filluar të shkëlqejë një yll i ri i quajtur Javier Hernandez, i cili duket të jetë tmerri i mbrojtëve të Ligës Premier që së bashku me Wayne Rooneyn përpara, ka gjasa që me 7 milionë funtet e shpenzuara për të, të bëhet blerja e kësaj vere.
Pyetja e vetme pa përgjigje në lidhje me Unitedin ka mbetur çështja e zëvëndësimit të Paul Scholes. Mesfushori veteran, ashtu si Ryan Giggs nuk e ka ndërmend të penzionohet, por nëse Fergie është në gjendje që deri në fund të afatit kalimtar veror të transferojë gjermanin Mesut Ozil, atëherë United padyshim se do të jetë në gjendje të tejkalojë Chelsean dhe t’i likuidojë rend një nga një kundërshtarët për të rifituar kurorën e Ligës Premier.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
Chelsea bën lëvizjen e parë për Garanachon - Man United i njofton për çmimin
“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë