Liga Premier: Gerrard ende vendimtar

Gerrard shënoi dy herë nga penaltia në fitoren 3-0 ndaj United, edhe pse humbi një penalti të tretë, duke siguruar kështu vend në formacionin më të mirë të javës në Ligën Premier.
Si sulmues i qendrës në ekipin e javës rreshtohet Rickie Lambert, që ndihmoi Southampton të shënojë fitore 4-2 të ndaj Norwich.
Ndryshe, nga emrat tjerë në ekipin e javës bie në sy edhe mesfushori anglez i Evertonit, Gareth Barry, dhe dyshja mbrojtëse e Arsenalit, Per Mertesacker dhe Kieran Gibbs.
Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier, zgjedhur nga Eurosport.
Portier: Ben Foster (West Brom)
Mbrojtës: Seamus Coleman (Everton); Javi Garcia (Manchester City); Per Mertesacker (Arsenal); Kieran Gibbs (Arsenal);
Mesfushorë qendror: Steven Gerrard (Liverpool); Gareth Barry (Everton); Fabian Delph (Aston Villa)
Mesfushorë të avancuar: Adam Johnson (Sunderland); Peter Odemwingie (Stoke City);
Sulmues: Rickie Lambert (Southampton).
/Telegrafi/











































