Liga Premier: Ekipi i Vitit sipas PFA

Ai shoqërohet në skuadër edhe nga një tjetër lojtar i Tottenhamit, mbrojtësi Jan Vertonghen. Po dy lojtarë në ekipin e javës ka edhe Chelsea (Juan Mata, Eden Hazard), ndërsa me dyfish lojtarë kontribuon Manchester United.
Kampioni i ri i Ligës Premier ka katër lojtarë në ekipin më të mirë të vitit sipas PFA, nga një në secilin repart: portierin Davide de Gea, mbrojtësin Rio Ferndinand, mesfushorin Michael Carrick dhe sulmuesin Robin van Persie.
Nga një lojtar në ekip kanë Manchester City (mbrojtësin Pablo Zabaleta), Liverpooli (sulmuesi Luis Suarez) dhe Evertoni (mbrojtësi Leighton Baines). Prej ekipeve të kreut, në listë mungon vetëm Arsenali.
Ekipi i Vitit në Ligën Premier zgjedhur nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë:
Portier: David de Gea (Manchester United);
Mbrojtës: Pablo Zabaleta (Manchester City), Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur), Rio Ferdinand (Manchester United), Leighton Baines (Everton);
Mesfushorë: Michael Carrick (Manchester United), Juan Mata (Chelsea), Eden Hazard (Chelsea), Gareth Bale (Tottenham Hotspur);
Sulmues: Robin van Persie (Manchester United), Luis Suarez (Liverpool). /Telegrafi/



















































