Belgu ndihmoi Chelsean të fitojë 3-0 ndaj Newcastle United dhe të pozicionohet i pari në tabelën e Ligës Premier.

Hazard shoqërohet në mesfushë edhe nga mesfushori i Liverpooli, Raheen Sterling, që shkëlqeu në fitoren 5-1 ndaj Arsenalit duke shënuar dy gola.


Po dy gola për Redsat i shënoi edhe Martin Skrtel, që po ashtu siguron vend në formacionin e javës në Ligën Premier.

Befasi e javës ishte barazimi 2-2 i skuadrës së fundit në tabelë Fulhamit, ndaj kampionët në fuqi, Manchester United. Falë kësaj Fulhami siguron dy vende në ekipin më të mirë të javës.

Në vazhdim më të mirët e vikendi të kaluar në Ligën Premier zgjedhur nga Eurosport:

Portier: Maarten Stekelenburg (Fulham)

Mbrojtës: Sascha Riether (Fulham); Martin Skrtel (Liverpool); Joseph Yobo (Norwich City); Maynor Figueroa (Hull)

Mesfushorë qendrorë: Kevin Nolan (West Ham); Charlie Adam (Stoke City)

Mesfushorë të avancuar: Raheem Sterling (Liverpool); Eden Hazard (Chelsea); Tom Ince (Crystal Palace)

Sulmues: Shane Long (Hull City).

/Telegrafi/

ekipijaves(1)

telegrafi sport app