Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 23-të, ku fillon rrethi i tretë dhe vendimtar i kampionatit, njofton Telegrafi.

Vëmendja kryesore e javës është e përqendruar te dy përballjet mes ekipeve shqiptare. Në Çair të Shkupit, FC Shkupi pret Besën në një duel të fortë që pritet të ketë duel mjaft të fortë, me. "Bardhekaltërit" synojnë fitore për të qëndruar në mesin e tabelës, ndërsa Besa do të kërkojë rezultat pozitiv për të filluar largimin nga fundi i tabelës.


Ndërkaq, në Strugë zhvillohet një duel po aq interesant, ku kampionët në fuqi të Strugës janë nikoqir të Voska Sportit. Struga synon të vazhdojë të mbledh pikë në kërkim të mbrojtjes së titullit, ndërsa Voska Sport është në pozitë krej tjetër, për të shmangur zonën e rrezikut.

Shkëndija, e cila vazhdon luftën për titull, do të përballet me Pelisterin në Tetovë. Kuqezinjtë janë favoritë dhe një fitore do të ishte thelbësore në objektivin e tyre për të mbajtur ose eventualisht për të rritur diferencën në pikë me ndjekësit e saj.

Një sfidë me peshë është edhe ajo mes Gostivarit dhe AP Brerës. Gostivari, pas fitores së fundit, synon ta vazhdojë ecurinë e mirë. Ndër ndeshjet e tjera të kësaj jave, Sileksi pret Vardarin në Kratovë, ndërsa të hënën, Rabotniçki do të matë forcat me Tikveshin në një përballje që mbyll javën e 23-të. Kjo javë pritet të sjellë rivalitet dhe zhvillime të rëndësishme në garën për titull dhe mbijetesë.

Java e 23-t, dyshet: Gostivari - AP Brera, Shkëndija – Pelisteri, Shkupi – Besa, Struga - Voska Sport, Sileksi – Vardari dhe të hënën Rabotniçki – Tikveshi. Të gjitha takimet do të luhen në orarin e njëjtë, me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app