Liga e Dytë në basketboll: Fiton Llapi, Borea pëson humbjen e parë
Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e nëntë në Ligën e Dytë të Meshkujve, apo e fundit për stinorin vjeshtor.
Llapi ka mundur Fushë Kosovën me shifrat 91-69. Llapjanët kanë shtatë fitore dhe dy humbje, derisa Fushë Kosova tri fitore dhe pesë humbje.
Humbjen e parë në këtë edicion e ka pësuar Borea, që është mposhtur nga Dardanët 88:60. Kjo ishte humbja e parë për Borean pas shtatë fitoreve radhazi, kurse Dardanët kanë gjashtë fitore dhe tri humbje.
Gjakova e Re ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit në udhëtim 50-70. Për skuadrën gjakovare kjo ishte fitorja e gjashtë, derisa numëron edhe tri humbje, kurse Dukagjini ka një fitore dhe shtatë humbje.
Fitoren e gjashtë e ka regjistruar edhe Sfera, që mundi Gjakovën 78-57. Sfera ka edhe tri humbje, kurse Gjakova tri fitore dhe pesë humbje.
United Basketball ka vazhduar me humbje, që është e nënta radhazi, duke pësuar nga Kaçaniku 51-58, ndërsa skuadra kaçanikase ka tri fitore dhe katër humbje.
Liga e Dytë - Java 9
Llapi - Fushë Kosova 91:69 Dardanët - Borea 88:60 Dukagjni - Gjakova e RE 50:70 Sfera - Gjakova 78:57 United Basketball - Kaçaniku 51:58






























