Liga Arabe e 356 milionë arabëve dhe një mal çështje të pazgjidhura të tyre: 40 samite, 40 përpjekje të dështuara
Liga Arabe (el-Xhamiatu el-Arabije) është liga formale e vendeve arabe të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Është themeluar me datë 22 mars të vitit 1946, si vazhdimësi dhe adaptim i Protokollit të Aleksandrisë e vitit 1944. Ka gjithsejtë 22 shtete anëtare, me gjithë Sirinë që ishte përjashtuar në vitin 2011. Prej ditës kur është themeluar në vitin 1945, Liga Arabe nuk ka mund të zgjidhë as edhe një problem të vetëm të vendeve anëtare.
Kështu, vendet arabe që janë ndër më të pasurat në botë, të ndara mes vete në mënyrën më të keqe të mundshme, të armiqësuara mes vete deri në skajshmëri, me kufij të paqartë dhe të papranueshëm nga vetë ato, me probleme të mëdha sociale, politike, kulturore e me politika shumë herë antikombëtare e antiislame, ato janë pasqyra më e kthjellët se si nuk duhet të bëhet politikë. Dikur një shoqëri e konsoliduar, një fuqi botërore dhe një pellg dijesh nga më të ndryshmet që rrezatonte anekënd botës, shoqëria arabe sot është e shthurur deri në atë masë sa është bërë shembulli më delikat në gjithë arenën ndërkombëtare.
***
Në vigjilje të Samitit të Ligës Arabe që po mbahet sot me datë 15 prill 2018 në Damhan të Arabisë Saudite, më poshtë kemi skicuar historinë e samiteve që janë mbajt në nivel presidentësh, të ministrave të jashtëm, vendet ku janë mbajt, datat e tyre si dhe rezolutat e dala nga aty që asnjëherë nuk janë vënë në praktikë:
1946, Enshas, Egjipt: Samiti i Parë i Ligës Arabe mbahet në Enshas të Egjiptit. Ishte thirrur nga mbreti i atëhershëm i Egjiptit, Faruku shqiptar (1936-1952). Marrin pjesë shtatë vendet themeluese të Ligës Arabe: Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Jemeni, Iraku, Libani dhe Siria. Kryesorja e thënë në atë samit ishte se Palestina është tokë arabe dhe se zgjidhja e çështjes palestineze i takon arabëve(!)
1956, Bejrut, Liban: Këtë samit e kishte thirr presidenti i atëhershëm i Libanit, Kamil Shemun. Ndodhi kjo për shkak të sulmit tre palësh, Britani, Francë dhe Izrael mbi Egjiptin dhe Gazën e Palestinës. Morën pjesë nëntë vende arabe në nivel presidentësh. Rezoluta e samitit njeh të drejtën e Egjiptit për t’u mbrojtur me luftë nga tri shtetet e lartpërmendura që e kishin pushtuar.
1964, Kajro, Egjipt: Ky samit ishte thirrur nga presidenti i Egjiptit, Xheal Abdu Naser. Konsiderohet samiti i parë nga ku del një rezolutë e plotfuqishme. Fjala ishte për pëlqimin gjitharab për ta luftuar Izraelin që kishte një mori tokash arabe.
1965, Kazablanka, Marok – pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1967, Hartum, Sudan: Ky samit u mbajt pas disfatës së vendeve arabe në luftë me Izraelin.
1969, Rabat, Marok – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1970, Kajro, Egjipt: Është samiti i parë i jashtëzakonshëm i Ligës Arabe. Mblidhet pas përleshjeve ushtarake mes palestinezëve në Jordani dhe forcave të armatosura të mbretërisë së Jordanisë. Ngjarje është e njohur si “Ditët e zeza të shtatorit”, emërtim ky i masakrës që e kishin kryer forcat e armatosura jordaneze mbi civilët e pafajshëm palestinezë. Samitin e bojkotojnë Siria, Iraku, Algjeria dhe Maroku.
1973, Algjer, Algjeri: Samiti e thërrasin Siria dhe Egjipti pas disfatës së tetorit të vitit 1973 nga Izraeli.
1974, Rabat, Marok – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1976, Kajro, Egjipt – pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1978, Bagdad, Irak: Ky samit mbahet pas përpjekjeve për një paqe mes Egjiptit dhe Izraelit. Në rezolutën e samitit ishte shkruar që të prishet marrëveshja e paqes mes Egjiptit dhe Izraelit, i ishte vënë embargo Egjiptit, ishin tërhequr zyrat e Ligës Arabe nga Kajro dhe ishte dëbuar Egjipti nga Liga Arabe.
1979, Tunis, Tunizi – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1980, Amman, Jordani – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1982, Fas, Maroko: Është samiti i dytë i jashtëzakonshëm i Ligës. Rezoluta e këtij samiti bie vendim të njihet Izraeli, të vazhdohet procesi i paqes me Izraelin dhe ishte kërkuar nga Izraeli të tërhiqet nga të gjitha vendet e pushtuara palestineze.
1985, Fes, Marok – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1987, Aman, Jordani – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1988, Algjer, Algjeri – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1989, Kazablanka, Marok – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
1990, Bagdad, Irak: Ky samit ishte thirr me kërkesë të presidentit të atëhershëm të Irakut, Sadam Husein. Samitin e bojkotojnë Libani dhe Siria. Rezoluta e samitit kishte përshëndetur bashkimin e Jemenit, kishte mbështetur vazhdimin e intifadës palestineze dhe kishte dënuar vendimin e Kongresit Amerikan për njohjen e Kudsit për kryeqytet të Izraelit. Rezoluta gjithashtu i kishte njohur të drejtën Irakut të posedojë gjithë teknologjinë e mundshme ushtarake.
1990, Kajro, Egjipt: Ky Samit vjen menjëherë pas pushtimit të Irakut që i bënë Kuvajtit. Rezoluta kishte paraparë që vendet arabe të dërgojnë forca të armatosura në Kuvajt.
1996, Kajro, Egjipt – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
2000, Kajro, Egjipt: Njihet si samiti i Mesxhidul Aksasë. Është mbledhur pasi kryeministri i atëhershëm i Izraelit, Ariel Sharon kishte hyrë në Mesxhidul Aksa dhe kishte ofenduar me fjalimin e tij të gjithë myslimanët e botës. Në këtë samit ishte vendosur themelimi i një buxheti nën emrin “Intifada e Kudsit”.
2001, Amman, Jordani – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
2002, Bejrut, Liban: Ky samit ishte mbajtur si kërkesë e mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah, ibn Abdul Aziz. Rezoluta njeh Palestinën për shtet të pavarur brenda kufijve të vitit 1967, me kryeqytet Kudsi Sherifin. Gjithashtu, rezoluta kishte përmbledhur çështjen e kthimit të palestinezëve që dëbuar nga tokat e tyre, tërheqjen e Izraelit nga rrafshnalta e Golanit, e si kompensim, të gjitha vendet arabe ta njohin Izraelin.
2003, Sharmi Shejh, Egjipt: Vjen pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-ve dhe aleatëve në Irak. Rezoluta bënë thirrje për ruajtjen territoriale të Irakut.
2004, Tunis, Tunizi – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
2005, Algjer, Algjeri: Ky samit obligon vendet arabe të ndërmarrin hapat e nevojshëm që të detyrojnë Sirinë të tërhiqet nga Libani.
2006, Hartum, Sudan – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
2007, Riad, Arabia Saudite – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
2008, Damask, Siri: Samiti mbahet për t’i bërë thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit që të ulen në bisedime për të zgjidhur problemin e ishujve, Kutbu Sugra, Kuztbu Kubra dhe Ebu Musa.
2009, Doha, Katar – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
2010, Sirte, Libi – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
2012, Bagdad, Irak: Ky samit mbahet pas fillimit të revolucioneve nëpër disa vende arabe që kishin filluar në vitin 2010.
2013, Doha, Katar – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
2014, Kuvajt, Kuvajt – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.
2015, Sharmi Shejh, Egjipt: Në këtë samit bisedohet për çështjen palestineze, krizat në Siri, Jemen, Libi dhe për lëvizjet ushtarake të Iranit në Lindje të Mesme.
2016, Nuvakshut, Mauritani: Samiti i Mauritanisë ripërsërit nevojën për tu ballafaquar me sfidat që po kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendeve arabe, nevojën për interesimin e vazhdueshëm rreth çështjes palestineze, dhe për përfundimin e pushtimit të tokave palestineze nga ana e Izraelit. Ky samit i bënë thirrje popullit të Libisë të vazhdojnë punën për konsolidimin e shtetit, për luftën kundër terrorizmit si dhe mbështet dhe njeh për të ligjshëm kryetarit e Jemenit, Abdu Rabu Mensur Hadi.
2017, Deti Vdekur, Jordani: Doli me një rezolutë rutinore rreth çështjes palestineze, rreth luftës kundër terrorizmit, kërcënimet iraniane dhe rreth disa çështjeve që kanë të bëjnë me çështje të brendshme të vendeve arabe.
2018 (15 prill, sot), Damhan, Arabia Saudite…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025