LAJMI I FUNDIT:

Liftingu jooperativ kundër rrudhave dhe lëkurës së lëshuar

Liftingu jooperativ kundër rrudhave dhe lëkurës së lëshuar

“Qëllimi ynë është që t’ju zbukurojmë në mënyrë natyrale, t’jua kthejmë kënaqësinë dhe vetëbesimin. Objektiv ynë është që lëkura juaj të duket rinore, e freskët dhe ju ta shijoni plakjen natyrore”.

Dr. med. Nijazi Ahmeti
Beauty Academy “DERMO-ESTETICA”
Dermatovenerolog/Botox&Juvederm Practitioner/Mesotrax Thread expert – Certified LPG Trainer/Enerpeel National Trainer/Certified Laser Specialist
Mob. + 377 44 53 00 53 / + 386 49 53 00 53
Fb: BeautyAcademyDermoEstetica
Inst: beautyacademy.dermoestetica
email:academy.dermoestetica@gmail.com
Blv. “Dëshmorët e Kombit” 66 (përballë AAK-së), Prishtinë


1

Tretmani i rinimit

Procedura me mezo-fijet (Meso Lifting) është metodë revolucionare dhe ideale për ndryshimet cilësore dhe strukturore të lëkurës.

Eksperti i licencuar i shfrytëzon mezo-fijet me qëllim të krijimit të rrjeteve të reja të kolagjenit (mbështetje strukturore).

Efekte kyçe të mezo-fijeve janë regjenerimi, ngritja, volumi dhe tërheqja e lëkurës. Kjo metodë lirisht mund të quhet “facelifting jo-kirurgjik” ngase e kombinuar edhe me metoda tjera gati se ka zëvendësuar ndërhyrjet kirurgjike estetike sidomos në fytyrë, qafë, dekolte…

Nga momenti i aplikimit të mezo-fijeve, por edhe pas dy apo tre muajsh, në lëkurë rritet furnizimi me gjak, teni është më i bukur, rrudhat zvogëlohen, ndërsa tonusi dhe elasticiteti dukshëm më të mira. Me një fjalë, lëkura është e rinuar.

Efektet e arritura zgjasin deri në dy vjet.

Kjo është metodë e sigurt dhe komode.

Pas aplikimit të mezo-fijeve, lëkura e fytyrës merr dukje natyrale, ndërsa mezo-fijet mund të kombinohen shkëlqyeshëm edhe me metodat tjera: si plazma, mbushësit lëkurorë (acid hialurnik), botoks, mesoterapi …

2

Si veprojnë Mezo-fijet?

Mezo-fijet janë gjilpëra të posaçme, sterile dhe shumë autraumatike (të padëmshme) me fije peri, të cilat aplikohen në shtresën përkatëse të lëkurës, janë minimalisht invazive, ndërsa shërimi është i shpejtë. Peri, i cili qëndron në lëkurë, është në fakt pe kirurgjik i ndërtuar nga materiali polidioksanon (PDS), i cili me dekada po shfrytëzohet në kirurgji. Peri është tërësisht rithithës, zbërthehet brenda një periudhe 6-8 mujore. Gjatë gjithë kohës së zbërthimit, ai stimulon formimin e kolagjenit të ri dhe mbështetjen strukturore, si edhe regjenerimin dhe tendosjen e lëkurës.

Efekti i trajtimit vërehet menjëherë, derisa rezultatet më të mira shihen pas një muaji dhe gradualisht përmirësohen.

Procesi i plakjes së fytyrës fillon me ndryshimet, të cilat përfshijnë vet lëkurën dhe strukturat tjera, siç janë indet nënlëkuror, muskujt dhe eshtrat.

Me kalimin e viteve, lëkura humb njomësinë, bëhet më e hollë, më pak elastike, me rrudha, qëndron e lëshuar dhe e humb kolagjenin. Humbja e kolagjenit dhe shtresës dhjamore, janë faktorët thelbësore të humbjes së vëllimit dhe mbështetjes strukturore.

Prandaj formimi i kolagjenit të ri, gjegjësisht rrjetit mbështetës, është një nga elementet kyçe të procesit kundër-plakjes që e bëjnë fijet.

Kujt i dedikohen Mezo – fijet?

Kandidatët idealë janë femrat dhe meshkujt e moshave ndërmjet 30 dhe 60 vjeç, por kufijtë e moshës janë në vartësi me plakjen e lëkurës. Deri në moshën 35 vjeçare përdoret në formë të preventivës, ndërsa pas kësaj moshe, qëllimi është rinimi i lëkurës.

3

Indikacionet për Mesotrax

Me anë të Mesotrax mezo-fijeve mund të trajtohen:
▪ Rrudhat nazolabiale (regjionin ndërmjet hundës dhe buzëve) dhe të fytyrës
▪ Vija e nofullës, rrudhat marionete, mbi buzë
▪ Nënmjekra, qafa dhe pjesa e dekoltesë
▪ Balli, rrudhat ndërmjet vetullave, ngritja e vetullave, rrudhat rreth syve
▪ Volumi, lifting, konturimi i fytyrës

Në trup:
▪ Lëkura e gjunjëve, mbi gjunjë, para- krahu
▪ Lëkura e barkut, vitheve …

Para trajtimit
Mjeku do të konsultohet me ju në mënyrë që të sigurohet për dëshirat dhe nevojat tuaja, si edhe njëherësh do t’jua ofrojë mendimin e tij profesional.

Pas trajtimit
Mjeku do ta caktojë datën e kontrollit të parë, do t’ju këshillojë që me kujdes ta pastroni fytyrën, ta vendosni me butësi makijazhin, të shmangni rrezitjen dhe solariumin, trajtimet e fytyrës, saunat dhe dushet, aktivitetet sportive, për afro një javë pas trajtimit. /Telegrafi/

45

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori