Për Tean, një menaxhere eventesh dinamike, fraza "jam në zyrë" është relative.

Zyra e saj mund të jetë një taksi, prapaskena e një konference, ose një tryezë në një kafene të zhurmshme. Dita e saj është një maratonë telefonatash, email-esh dhe vendimesh të shpejta.


Në këtë kaos të organizuar, Tea ka zbuluar sekretin për të qenë produktive pa humbur kontrollin: ajonuk mbështetet te një pajisje e vetme, por te një ekosistem që punon si një trup i vetëm.Dyshja e saje pandarë, Samsung Galaxy S25 FE dhe Galaxy Buds3 FE, i kanë dhënë asaj superfuqinë më të madhe në biznes: lirinë.

Simbioza perfekte: Kur pajisjet "flasin" me njëra-tjetrën

Imagjinoni këtë skenë: Tea është duke ecur me nxitim drejt vendit të eventit. Në njërën dorë ka dosjet e projektit, në tjetrën kafenë. Telefoni i bie në çantë. Në të kaluarën, kjo do të thoshte panik, ndoshta derdhje kafeje dhe humbje telefonate.

Sot, Tea as nuk e ngadalëson hapin. Ajo thjesht prek lehtë kufjen Galaxy Buds3 FE në veshin e saj dhe përgjigjet.

Magjia e vërtetë ndodh kur ajo arrin në destinacion dhe hap tabletin (ose laptopin) për të parë planin. Falë funksionit Auto Switch, kufjet e dinë se ku është vëmendja e saj. Nëse ajo po shikon një video në tablet dhe telefoni bie sërish, zëri kalon automatikisht te telefonata në S25 FE, dhe kthehet te videoja sapo mbyll bisedën. Pa butona, pa shkëputje, pa stres.

Google AI Pro: Asistenti që dëgjon

Por lidhja fizike është vetëm fillimi. Lidhja më e fortë është ajo e inteligjencës. Gjatë ecjes, Teakujtohet se duhet t'i dërgojë një email urgjent stafit për ndryshimin e orarit. Ajo nuk mund të ndalojë për të shkruar.

Ajo përdor mikrofonat e pastër kristal të Buds3 FE për t'i diktuar Google AI Pro në telefonin e saj.

"Krijo një email formal për ekipin duke i njoftuar se mbledhja shtyhet me 30 minuta." Telefoni jo vetëmqë e kthen zërin në tekst, por përdor inteligjencën për ta formatuar mesazhin në mënyrë profesionale.Kur Tea ulet, email-i është gati për t'u dërguar. Ajo ka kursyer 10 minuta punë thjesht duke folur.

“Flluska” e qetësisë në mes të zhurmës

Të punosh në lëvizje do të thotë të përballesh me zhurmën e qytetit. Për Tean, përqendrimi është luks. Këtu hyjnë në lojë Galaxy Buds3 FE me teknologjinë Active Noise Cancellation (ANC).

Me një prekje, zhurma e trafikut apo e kafenesë zhduket. Ajo krijon një "zyrë virtuale" heshtjeje kudoqë të jetë. Dhe kur flet me klientët, teknologjia e izolimit të zërit siguron që ata dëgjojnë vetëm Tean,jo borien e makinave në sfond. Është profesionalizëm i pastër, i paketuar në dy kufje të vogla.

Të tjerët duan të dinë sekretin

Një kolege e Teas, e cila përdor një telefon tjetër dhe gjithmonë ankohet se "nuk i dalin duart", e pa sesa rrjedhshëm Tea menaxhoi situatën. "Si arrin t'i bësh të gjitha pa prekur telefonin?" pyeti ajo.

Tea nuk i mbajti leksion teknik. Ajo thjesht i tregoi kodin e Try Galaxy. "Provoje vetë" i tha ajo. "Shiko se si S25 FE dhe AI mund të punojnë për ty, jo ti për to."

Përmes kësaj ftese, Tea nuk po shiste një telefon, por një mënyrë jetese më të zgjuar.