Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas

Nëpërmjet një njoftimi të Lidhjes Demokratike të Maqedonisë (LDM), thuhet se "Goce Dellçev ka luftuar dhe ka vdekur për Maqedoni të lirë dhe autonome".
Sipas tyre, Goce Dellçev është simboli i revolucionit maqedonas i cili këndohet nëpër këngë maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.
"S'kemi asgjë kundër që Bullgaria ta festojë, por të deklarojë se ai është bullgar i cili ka luftuar për Maqedoni autonome dhe shtet të Maqedonisë është hipokrizi", thuhet në njoftimin e kësaj partie.
LDM bën apel të mos pranohen kompromise në dëm të interesave shtetërore dhe të mos pranohen kushtëzimet për shkak të "qëllimeve dhe interesave më të gjera"./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































