LAJMI I FUNDIT:

Liderët shtetërorë e politikë nderojnë figurën e heroit Zahir Pajaziti

Liderët shtetërorë e politikë nderojnë figurën e heroit Zahir Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministra dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit të tij, bënë homazhe pranë shtatores së heroit, Zahir Pajaziti.

Në 28 vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, Kurti nderoi ata me një minutë heshtje.

Për homazhe sot ishin edhe krerë të subjekteve politike bashkë me kandidatë për deputetë dhe anëtarë të tyre. Po ashtu, për homazhe ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.


Ndërkaq, pritet që homazhe të bëjë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

28 vjet më parë ranë heroikisht tre ushtarët emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Më 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori