LAJMI I FUNDIT:

Liderët kosovarë urojnë besimtarët krishterë për festën e Krishtlindjes

Liderët kosovarë urojnë besimtarët krishterë për festën e Krishtlindjes

Liderët kosovarë kanë uruar besimtarët krishterë për festën e Krishtlindjes.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një shkrimi të bërë në Facebook, u ka uruar shëndet, lumturi dhe gëzime në familjet e tyre.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj Kërshëndellat, duke ju dëshiruar shëndet, lumturi dhe shumë gëzime në familjet e tyre. Në këtë natë të bekuar të ripërtërijmë vlerat njerëzore dhe shpirtërore, duke rritur mirëbesimin, solidaritetin dhe humanizmin me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se në prag të festës së Krishtlindjes, u përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve katolikë.

“Në prag tē Festës së Krishtlindjes, ua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve katolikë, besimtarëve të krishterë si dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë.
Si popull i një trungu, ne, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, duke i dhënë kuptim thelbit të Festës, lajmin e mirë, shpresën, faljen, dashurinë dhe harmoninë ndërmjet njerëzve.
Uroj dhe punoj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm dhe model për shoqërinë dhe shtetin tonë. Uroj që Krishtlindjet të sjellin Paqe nën kulmin e secilit prej nesh. Buzmi le të ndriçojë e të ngrohë çdo familje! Për Shumë Mot e Jetë”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.

Besimtarët krishterë i ka uruar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në urimin e Kurtit, thuhet se u dëshiron një festë të lumtur.

“Miq të krishterë, gëzuar!Sot në mbrëmje shumë kisha në të gjithë botën do të mbajnë meshën për lindjen e Krishtit, shumë urime do të shkëmbehen, e fëmijët do të marrin dhurata. Mes tyre edhe bashkëkombasit tanë katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë shqiptarë, në Ballkan apo diasporë. Po ashtu, shumë prej popujve miq, një pjesë e të cilëve ndihmuan ushtarakisht e financiarisht Kosovën të çlirohet e të ecë përpara, sot në mbrëmje festojnë. Ne shqiptarët festat i festojmë bashkë, andaj miq të dashur të krishterë, mos harroni ta ruani një ëmbëlsirë të vogël edhe për ne. U uroj një festë sa më të lumtur, pa lënë mënjanë mesazhin e solidaritetit dhe ndihmës për të varfrit e të diskriminuarit. Si çdo fe e madhe, Krishtërimi ia përkujton njeriut kufijtë e individualizmit dhe të metat e egoizmit, dhe e drejton atë kah e mbara: puna e përkujdesja për tjetrin, për bashkësinë, familjen, fqinjin, bashkëqytetarët, bashkëkombasit, dhe mbarë njerëzimin. Gëzuar Krishtlindjen”, thuhet në urimin e Kurtit.

Telegram urimi për festën e Krishtlindjes ka bërë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

“Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, për shumë mot Krishtlindjen. Uroj që kjo kremte të gjejë familjet tuaja të mbushura me shëndet, harmoni dhe dashuri. Festa e Krishtlindjes, le ta gjejë popullin e Kosovës të bashkuar, në mirëqenie dhe plotë begati. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë”, thuhet në telegramin e bërë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ua ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Veseli ka uruar të gjithë besimtarët për mbarësi.

“Gëzuar Krishtlindjen! Paqe, mbarësi dhe begati për të gjithë!”, ka shkruar Veseli.

Ndryshe, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë do të mbahet programi qendror dy ditor i festës së Krishtlindjeve.

Sot prej orës 18:00 Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes organizon pritjen solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Politikë
Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Lajme
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Turisti gjerman kishte humbur orientimin nga Valbona në Theth, ndihmohet nga policia

Turisti gjerman kishte humbur orientimin nga Valbona në Theth, ndihmohet nga policia

Lajme
Kalo në kategori