LAJMI I FUNDIT:

Liderët e opozitës takohen me emisarin e BE-së, diskutojnë për dialogun dhe masat ndaj Kosovës

Liderët e opozitës takohen me emisarin e BE-së, diskutojnë për dialogun dhe masat ndaj Kosovës

Liderët e partive opozitare në Kosovë janë takuar veçmas me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen, me të cilin diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe procesin e dialogut.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar me emisarin e BE-së, ku ka riafirmuar qëndrimin e PDK-së se dialogu duhet të synojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që garanton njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, marrëveshjet provizore që zvarrisin procesin krijojnë pasiguri dhe nuk i shërbejnë stabilitetit afatgjatë.


Krasniqi ka theksuar se procesi i dialogut duhet të rifillojë me energji të re dhe qasje konstruktive, ndërsa ka kërkuar që BE-ja të ruajë një qasje të ekuilibruar dhe të respektojë parimet e barazisë dhe reciprocitetit. Ai po ashtu ka ritheksuar kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke theksuar ndikimin negativ që ato kanë në mirëqenien e qytetarëve.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në këtë takim ka shprehur përkrahjen për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka përsëritur qëndrimin e LDK-së kundër draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të pranuar nga qeveria në largim, duke e cilësuar atë si dokument që cenon integritetin territorial të Kosovës.

Po ashtu, Abdixhiku ka kërkuar nga BE-ja që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke argumentuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe procesin e integrimit evropian të vendit.

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar rolin e BE-së dhe emisarin Sørensen në procesin e dialogut.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të siguruar suksese për Kosovën dhe rajonin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori