LAJMI I FUNDIT:

Libri shqip akoma rrezikon sigurinë e Maqedonisë!?

Libri shqip akoma rrezikon sigurinë e Maqedonisë!?
Ilustrim

Maqedonasit, kur bëhet fjalë për shqiptarët, ende nuk mund të lirohen nga recidivet e së kaluarës, përkatësisht nga sajesat e shumta sllave që edhe sot e kësaj dite nuk pushojnë së portretizuari “gogolin” shqiptarë. Libri shqip fatkeqësisht vazhdon ta rrezikojë sigurinë e këtij shteti që pretendon t’i bashkëngjitet familjes demokratike evropiane.

Jo më lë larg se të mërkurën, pak para mesit të natës, tek sa kthehesha nga Tirana ku shkova për t’i marrë disa ekzemplarë të librit tim poetik, “Muzeu i pritjes”, të cilën e botoi Shtëpia botuese “Naimi”, një doganier maqedonas, në kufirin e “Bllacës”, thjeshtë u ekzaltua se kapi “një kontrabandist” të librave. Në fakt, unë kisha vetëm 25 ekzemplarë të librit tim. Kjo mjaftoi që ky farë doganieri i ekzaltuar të më thotë: “Librat o mund t’i hedhesh në kontejner, o t’i kthesh në Shqipëri”. Ndërkaq unë u detyrova sërish ta kaloj kufirin maqedonas, sërish kufirin në Kosovë, t’i lë librat te një mik i panjohur, pastaj sërish të kaloj kufirin e Kosovës në drejtim të atij maqedonas. Thjesht, ishte një maltretim dhe një përbuzje e skajshme për shkak të një doganieri që nuk të lejon që personalisht t’i gëzohesh asaj që është e jotja, e shpirtit tënd. Vitrina ime e librit, fatkeqësisht mbeti pa librin tim, tash për tash…

Faktori shqiptar, krahas përpjekjeve për ta bërë zyrtare gjuhën shqipe, së pari duhet ta legalizojë librin shqip nga i cili mësohet gjuha shqipe. Kur pala maqedonase librin artistik edhe më tej e konsideron të rrezikshëm për sigurinë e shtetit, atëherë është i qartë mohim i vazhdueshëm institucional i shqipes. Absurdet e politikave maqedonase nuk kanë të ndalur, ndonëse shqiptarët mashtrojnë veten se nuk ia mbajnë ison…


Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Kalo në kategori