Libri me poezi “Amë” tregon jetën dhe veprën e autores Nora Prekazi në tre kapituj
![Libri me poezi “Amë” tregon jetën dhe veprën e autores Nora Prekazi në tre kapituj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/448765477_10160696081003929_3496759324820595712_n-780x439.jpg)
Më 7 shkurt të këtij viti u promovua libri me poezi “Amë” i autores nga Mitrovica, Nora Prekazi, në natën e dytë të festivalit poetik të Prishtinës. Ndërsa më 20 qershor promovimi i këtij libri u bë edhe në Mitrovicë mes miqsh dhe dashamirës të poezisë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/426809191_10160475281758929_5397573377258135703_n.jpg)
Libri me poezi “Amë” është shkruar përgjatë viteve, si një ditar personal i jetës dhe veprës së autores.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/448704528_10160696038893929_6021617794347828362_n.jpg)
Libri ndahet në tre kapituj: e hirtë, e kaltër dhe e bardhë. Kapituj këta që përmbledhin tri etapa të jetës së autores: fazën e hershme të rinisë, fillet e para të pjekurisë dhe periudhën e saj si një grua dhe nënë e re.
Autorja e librit, Nora Prekazi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se kishte filluar të shkruaj poezi qysh në periudhën e adoleshencës në Mitrovicë, siç e cilëson ajo “në qytetin e dërrmuar nga lufta”.
Sipas saj, përmes vargjeve ka kërkuar që të rrëfehet dhe të ngushëllohet.
Në kapitullin e parë, ajo thur vargje në kërkim të vetes, pranimit dhe dorëzimit, duke specifikuar të hirtën që e rrethon në mjedisin e saj. Në kapitullin e dytë fillon procesi i pjekurisë, njohjes së vetes dhe rrethit të saj.
Ndërsa kapitulli i fundit dokumenton amësinë, rolin gjinor të autores dhe se çfarë do të thotë të jesh nënë dhe grua.
“Ky kapitull i dokumenton preokupimet shoqërore, individuale të një gruaje në një kohë dhe në një hapësirë, si dhe reagimin e saj përballë tyre”, ka thënë Prekazi, për Telegrafin.
Libri me poezi “Amë” është botuar nga shtëpia botuese “Littera”. Libri ishte pjesë e botimeve të kësaj shtëpie botuese në kuadër të Panairit të 24-të të Prishtinës dhe mund të gjendet në libraritë “Dukagjini” dhe “Artini” në Prishtinë.
Redaktore e librit është Donika Dabishevci, kurse recensente Vlora Konushevci. Ndërsa në panele të promovimeve të librit pjesë ishin Arbër Selmani dhe poeti e kritiku letrar, Bujar Meholli.
Autorja e librit “Amë”, Nora Prekazi, ka shkruar shumë poezi që nga mosha e saj e hershme e të cilat janë botuar në disa antologji dhe revista letrare si: MM, botimet e Polip Festival, Exlibris, ObserverKult, Magma e të tjerë. Këto poezi janë përkthyer në gjuhën angleze, serbe dhe greke.
Tashmë, Nora Prekazi është drejtore në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës, ku përveç punës së saj profesionale ajo njihet edhe si aktiviste sociale e artiste. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Për herë të parë, “Trepça” kalon në menaxhimin e pavarur të pagave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/bg-trepca-pkg-19-zmc-20171005-181602970-mxf-still001-191008-660x330-1-e1731343849675-380x233.jpeg)
Për herë të parë, “Trepça” kalon në menaxhimin e pavarur të pagave
![Nesër jepet premiera e komedisë “Provinca” në teatrin e Mitrovicës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475087865_2295328677504844_5204806555904211624_n-380x233.jpg)
Nesër jepet premiera e komedisë “Provinca” në teatrin e Mitrovicës
![Në Mitrovicë përurohet libri shkencor “Taktika Kriminalistike”, synon t’i ndihmojë profesionistët e kriminalistikës dhe drejtësisë penale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3ca44a6c-8d38-49f9-bcb7-5e4a739392a8-380x233.jpg)
Në Mitrovicë përurohet libri shkencor “Taktika Kriminalistike”, synon t’i ndihmojë profesionistët e kriminalistikës dhe drejtësisë penale
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin