LAJMI I FUNDIT:

Libri “Një shqiptar në CIA”, më i lexuari në muajin prill

Libri “Një shqiptar në CIA”, më i lexuari në muajin prill

U bë një muaj nga promovimi i librit “Një shqiptar në CIA”, i autorit Bashmir Xhemaj. Interesimi i lexuesve për këtë libër – sipas drejtuesve të librarisë “Dukagjini” në Prishtinë – ka qenë mjaft i madh.

“Ky është libri më i kërkuari i muajit prill. Për shkak të temës dhe përmbajtjes, kjo nuk është befasi e madhe për ne”, ka thënë për Telegrafin, administratorja nga Shtëpia Botuese ”Dukagjini”, Erza Mati.

Sipas saj, interesimi për librin ka qenë i madh jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera të Kosovës.


“Si shtëpi botuese jemi të lumtur që lexuesve ua sollëm këtë libër. Botimi i këtij zhanri – që s’është shumë i pranishëm ndër shqiptarë – është argumentuar me burime arkivore e hulumtim të duhur. Librat me ngjarje të vërteta, të spiunazhit dhe të historive intriguese, çdo herë janë të kërkuar”, ka shtuar Mati.

“Një shqiptar në CIA” bën fjalë për prizrenasin Destan Berisha, që pas Luftës së Dytë Botërore u rreshtua përkrah Agjencisë Amerikane të Inteligjencës – CIA. Rrugëtimi i tij jetësor, pos arkivave, është mbështetur edhe me intervista në Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Gjermani, Angli dhe Greqi.

Diplomati dhe historiani Ylber Hysa, në një paraqitje publike ka thënë se stili i Xhemajt është i etabluar në botë dhe i kapshëm për lexuesit. Publicisti Shkelzen Maliqi, si redaktor i librit, është shprehur se “ky libër është model se si duhet të shkruhen biografitë”. Ndërsa, shkrimtari Afrim Demiri, në një recension për këtë libër thotë se “Bashmir Xhemaj, po si kryepersonazhi i librit të tij, hyn me parashutë në publicistikën dokumentare të Kosovës”.

Libri deri tani është promovuar në Prishtinë, në Prizren dhe në Ferizaj, ndërsa do të vazhdojë rrugëtimin edhe në qytetet tjera të Kosovës, të Shqipërisë e të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Kulture
145

145

Poezi
Art me letër

Art me letër

Kulture
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori