Edhe këtë vit të ri shkollor nxënësit do ta fillojnë me librat e vjetra përplot gabime. Në përdorim vazhdojnë të jenë të a.q. “libra të Kembrixhit” që Qeveria e mëparshme i futi në sistem pa asnjë debat publik dhe siç thonë ekspertët, pa i përshtatur me ambientin tonë. Ndërkaq librat e përkthyera në gjuhën shqipe janë të mbushura me edhe më shumë gabime gjuhësore e përmbajtësore. Pavarësisht reagimeve në opinion, Qeveria e mëparshme nuk bëri asgjë për ta zgjidhur këtë problem. Në librin e lëndës “Shoqëria” për klasën e pestë fillore flamuri i Kosovës vijon të prezantohet si simbol shtetëror grek. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” kërkon nga Qeveria e re të veprojë sa më parë.
”Ne nuk kërkojmë që të ndryshohen gabimet, por ne kërkojmë që të shtypen libra të ri, që Ministria e Arsimit pasi ka skaduar strategjia e arsimit 2005-2015 të formojë komisione të reja dhe të bëjë një strategji të re të arsimit, të ketë programe të reja, të ketë një sistem të ri të arsimit në mënyrë që të shkarkohen nxënësit nga programet e tepërta, nga orët e tepërta. Të zvogëlohen orët që nxënësit të mos i mbajnë në ditë nga tetë orë mësim, sepse nuk punojnë në fabrikë”, deklaroi Nuhi Dardhishta, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”.
Edhe profesori, Avzi Mustafa kërkon urgjentisht heqjen nga përdorimi të librave aktual, të cilët krijojnë paragjykime të papranueshme për shkencën. Mustafa madje kërkon që për librat me gabime të marrin përgjegjësi edhe bashkë-autorët shqiptarë.
”Është e patolerueshme dhe skandaloze kjo që ndodh me tekstet shkollore. (4:15-4:59) Nxënësi ka edhe burime të tjera të informimit, por nuk e di se sa jemi ne në atë shkallë që të kërkojmë njohuri për t’i verifikuar ato njohuri. Por kjo kështu siç është në të vërtetë është trishtuese dhe e huton nxënësin, ja humb kreativitetin, imagjinatën dhe e len që të jetë një nxënës ‘sakat’ nga aspekti i atyre njohurive, që duhet t’i fitojë përmes librit që edhe sot është burimi kryesor i njohurive”, tha Avzi Mustafa, profesor.
Ndërkohë ministrja e arsimit dhe shkencës Renata Deskoska shprehet se mënjanimi i gabimeve nga librat është një proces që merr shumë kohë. Sipas saj viti i ri shkollor do të filloj me librat e njëjtë dhe më pas përmes komisioneve të mund të shqyrtohen dhe evitohen gabimet.
”Variant më e mirë është qe të filloj viti shkollor, siç e dini një libër nuk mund të shkruhet për një muaj , të paktën unë vijë nga arsimi I lartë dhe nëse doni të keni një libër të mirë duhet një kohë më e gjatë. Por do të mundohemi që fillimisht të ndryshoj ligji për nxënësit dhe më pas të shkurtohet afati për paraqitje të autorëve për të shkuar një librave dhe besoni duet një proces i gjatë që të një libër të shkruhet ashtu siç duhet”, deklaroi ministrja e Arsimit, Renata Deskoska.
Deskoska gjithashtu theksoi se u është dhënë urdhër të gjithë mësimdhënësve që deri më 15 shtator t’i paraqesin të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e tyre që kanë të bëjnë me procesin edukativo arsimor, përfshi këtu edhe gabimet në tekstet shkollore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në “Puls” të Koçanit ka pasur shpesh përleshje, vitin e kaluar janë denoncuar vetëm 2 raste

A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

Safije Sadiki Shaini: Federata e Basketbollit të marrë masa kundër sjelljes diskriminuese në Kumanovë

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze