LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave, Qeveria themelon Mekanizmin për monitorimin e trendëve të lëvizjeve të shtetasve të Kosovës   

Liberalizimi i vizave, Qeveria themelon Mekanizmin për monitorimin e trendëve të lëvizjeve të shtetasve të Kosovës   

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për themelimin e Mekanizmit të Paralajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendëve të Migrimit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha para kabinetit qeveritar se ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendët e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

“Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendët e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian, të mbledh dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”, u shpreh Kurti, raporton Telegrafi.


Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën ka nënkuptuar edhe një angazhim dinamik, që ky proces të menaxhohet suksesshëm.

Zëvendësministri theksoi se ky mekanizëm themelohet me një përbërje ndërinstitucionale dhe ka ndër të tjera që të monitorojë trendët e lëvizje pas liberalizimit të vizave, të mbledh dhe analizojë të dhënat lidhur me lëvizjet e shtetasve të Kosovës dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori