Libani lëshoi një numër raketash në Izraelin verior
291:"Rockets are fired from the Gaza Strip toward Israel on November 13, 2019. - Exchanges of fire triggered by Israel's targeted killing of a top militant in Gaza raged for a second day today and showed little sign of easing as the Palestinian death toll surged to 23. (Photo by Anas BABA / AFP) 3:"AFP
Një numër raketash janë shkrepur nga Libani në Izraelin verior, raporton BBC.
Ushtria izraelite tha se katër raketa u lansuan, njëra prej tyre u përgjua dhe një tjetër ra në një fushë të hapur. Dy të tjera thuhet se zbarkuan në Detin Mesdhe.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sirenat paralajmëruese u aktivizuan në zonën e Haifa dhe në rrethinat e saj, duke përfshirë zonën Shfaram, Akër dhe rajonin Krayot.
Ndërkohë, Reuters raportoi se banorët e Krayot kishin dëgjuar tre shpërthime të mëdha.
Nuk ka raportime të menjëhershme për ndonjë lëndim.
Në anën tjetër, ushtria e Izraelit thotë se artileria e saj ka sulmuar “një numër objektivash në territorin libanez”, në përgjigje të lëshimit të raketave. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























