Liam Hemsworth dhe e fejuara e tij, Gabriella Brooks, morën gjithë vëmendjen në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit “The Witcher” në Londër të enjten.

Aktori 35-vjeçar, i cili interpreton Geraltin e Rivias në sezonin e katërt të serisë, dukej shumë i pashëm me një kostum të qepur ngjyrë blu të errët.


Gabriella, 29 vjeçe, e mbështeti partnerin me një pamje elegante: një fustan të zi të gjatë, me panel të prerë në bust, jakë të shkurtër dhe shpinë të hapur, të cilin e kompletoi me një fjongo në bel dhe këpucë të zeza prej lëkure, shkruan DailyMail.

Muajin e kaluar, Brooks zbuloi fejesën me Liamin përmes një postimi në Instagram për 201,000 ndjekësit e saj.

Fotografia bardhë e zi tregonte çiftin duke u përqafuar, ndërsa një tjetër fotografi nxirrte në pah unazën mbresëlënëse të diamantit të Gabriellës.

Postimi u shoqërua me një emoji zemre të bardhë dhe mori shumë urime nga miqtë dhe ndjekësit.

Liam dhe Gabriella u ribashkuan në fund të vitit 2019, pas ndarjes dhe divorcit të tij nga Miley Cyrus, me të cilën ishte martuar në dhjetor 2018 dhe ndanë tetë muaj më vonë.

Çifti i Hemsworth dhe Cyrus kishte një histori të gjatë, duke përfshirë takimin gjatë xhirimeve të filmit “The Last Song” dhe fejesën e parë në maj 2012, ndarjen në 2013 dhe ribashkimin në 2016.

Sot, Liam duket të ketë gjetur lumturinë pranë Gabriellës, ndërsa dyshja shijoi kohën e tyre në Londër për premierën e filmit. /Telegrafi/