LAJMI I FUNDIT:

LG shet 450 mijë njësi të modelit V10

LG shet 450 mijë njësi të modelit V10

LG ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit - LG V10 ka filluar me shitje të mira në SHBA, pasi që për 45 ditë ka arritur t’i shesë 450,000 njësi të këtij modeli.

LG ka thënë se V10 ka arritur ta bëjë të famshëm edhe një model me ekran të madh, dhe se ka zgjuar interesim në mesin e përdoruesve të rinjë në SHBA.

Rreth 37 e blerësve të V10 janë mes 25 dhe 34 vjeç. LG ia ka atribuuar suksesin e V10 karakteristikave të telefonit të cilat e bëjnë të thjeshtë krijimin dhe shpërndarjen e videove. Por LG ka thënë se edhe profesionistët e rinjë janë ata që e kanë pëlqyer dhe blerë telefonin e ri në masë të madhe.

LG V10 është lansuar zyrtarisht në tetor, dhe telefoni sjell ekranin me 5.7-inç në 2560 x 1440 piksel. Ekrani i dytë i telefonit unik është me 2.1-inç, që ofron mundësi të lehtë për kontrollimin e baterisë dhe orës ndërsa ekrani kryesor është i ndalur.


V10 gjithashtu ofron 4GB RAM si dhe procesorin Snapdragon 808. Kamera e pasme është16MP, e ajo e përparmja vjen me 5MP. (Telegrafi)