LAJMI I FUNDIT:

LG – monitorët pa kornizë

LG – monitorët pa kornizë

LG në CES do të paraqes linjën e re të monitorëve të cilët praktikisht janë pa kornizë përreth ekranit. Më saktë, sipas pohimeve të prodhuesit, korniza ka trashësinë prej krejtësisht 1 mm.

Modeli më i avancuar bart emërtimin DM92, e bëhet fjarë për një monitor 27-inçësh me mundësi të shfaqjes së fotografisë 3D. Monitori është i bazuar në ekranin e-IPS që siguron këndin e vështrimit prej 178 shkallëve dhe shfaqjen më precize të ngjyrave. Gjithashtu, prodhuesi premton shpenzim deri në 25% më të ulët të energjisë në krahasim me monitorët IPS të gjeneratës së mëhershme. Specifikat e plota të monitorit do të publikohen në panairin i cili do të mbahet në Las Vegas.

Përveç këtij modeli 27-inçësh, në ofertë do të jenë edhe monitorët DM52 dhe ata DM82 me TV tuner, dhe një model 3D me emërtimin D43. dërgesat prite të fillojnë gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/