LG G5 prezantohet muajin e ardhshëm
Lansimi zyrtar i këtij modeli pritet të bëhet në Kongresin Botëror Mobil muajin e ardhshëm.
Edhepse nuk ka informacione zyrtare për specifikat e mundshme të LG G5, në rrjedhjet e shumta që kanë ndodhur online thuhet se telefoni do të vijë me procesorin Snapdragon 820, 3GB RAM dhe 32GB memorie.
Ekrani i LG G5 do të jetë 5.4 inç, në quad-HD (2K), edhe pse mund të ndodhë që ky model të sjell edhe cilësinë e ekranit në 4K.
Ngjarja për lansimin e LG G5 do të mbahet më 21 shkurt, dhe telefoni thuhet se do të ofrojë edhe mundësinë e heqjes së baterisë. (Telegrafi)
Nga
Telegrafi
14/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































